Ule Bishtin!
Në media qarkullon një lajm sipas të cilit kryeministri Edi Rama i ka propozuar Vangjel Tavos, ish-deputet i LSI-së që të marrë drejtimin e Bashkisë Himarë. Jorgo Goro pra ikën sepse humbi, Beleri nuk vjen dot sepse kështu i dhitet surrati kryeministrit trim që nuk po di si të faktojë sesi i vodhën zgjedhjet në Himarë. Dhe ja sipas këtij varianti duhet të vijë Tavo.
Vangjel Tavua është nga Dropulli, pjesëtar i pakicës greke. Atij nuk i duhet të mbrojë përkatësinë e vet ndaj mësymjeve të mediave shqiptare sepse është grek. Në dallim nga Fredi Beleri, të cilin disa media e nxirrnin nga Nivica e Tepelenës.
Këtu një digresion i vogël: tepelenasit e ardhur në Sarandë, bëjnë si më sarandiotë nga sarandiotët, çka dëshmon se qenka kusur i zonës. P.sh edhe Auron Tare që është nga Nivica, por qimja e ndan të thotë se është nga Butrinti me origjinë(bëjmë shaka).
Dy gjëra ka kjo “zgjidhje”:
1. Çështja e Himarës nuk është çështje e drejtësisë shqiptare, por çështje e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Dhe të tillë e bëri ai që qeveris në Shqipëri.
2. Himara zyrtarizohet si zonë minoritare me propozimin e një dropulliti në krye të asaj bashkie. Gjithnjë nëse ky lajm është i vërtetë.
Me këtë rast, trimit të Vunoit i kujtojmë se do ta ketë të dobishme të dëgjojë një fjalim të Enver Hoxhës, të cilin e adhuron deri diku, drejtuar palës greke, duke e kthyer tashmë anasjelltas. Siç edhe i ka hije një politikani pa dinjitet siç është Edi Rama: Ule Bishtin! Ule Bishtin!
s.zaimi
Comments
Hahaha...
Ky ka qene trim i çartun per Zotin, kur fryhesh keshtu si gjel deti i fuste friken edhe imperializmit amerikan edhe socialimperializmit sovietik, se me keta vogelushet e Ballkanit e trashte zonin simas qefit, po keta nuk degjonin hiç nga ai vesh .
po more po, iku ajo kohe thuaj se
Ne kohen kur eshte bere ky fjalimi (fillim vitet 80) Shqiperia kishte vertete flote ajrore te tille qe nese italia do na kishte armik me te vertete do te duhej te shqetesihej shume. Greqia nuk krahasohej me floten tone ajrore
Kot po te pyes...
Mithato, a pate ndonje qar ti nga ajo mender flota ajrore, apo ishte sa per te te vene ne gjume, si puna e kalamajve kur u tregojne prralla para se t'i zere gjumi.
Flota e viteve 70 - 80
Askush nuk pati asnje qar nga ajo flota mer plak, se leket e mia e te tua u bene hekura e bunkera. Pa llogarit sa hengri plumbi e burgu i xhaxhit.
Por e verteta mbetet e tille. Kur benin Greqia pucin e koloneleve, brenda per brenda e kishin hallin se nje pellembe u futen e mbushen kamionet me te vrare. Nje xhaje imi ishte ushtar ne Pogradec asokohe e me tregonte ckishte pare me syte e tij. Tia thoshte truri xhaxhit i dilte Athines ne anen tjeter, jo si italiani vaktit qe qurravitej
Fiks fare o Mithat
Ti thuaj shyqyr qe nuk ia dha truri xhaxhit te sulmonte Rusine, se do i kishte dale matane Moskes e kush mbante me vodka dhe me supe gjithe ata ruse thuaj, pa le po te ishte kethyer kendej nga Atllantiku, amerikanet te gjenin vrime ku te futeshin.
Add new comment