Vangjel Tavo emërohet prefekt i Vlorës
Vangjel Tavo është emëruar prefekti i ri i qarkut të Vlorës.
Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, e cila ka shkarkuar Flamur Mamajn, duke i dhënë detyrën e tij ish-deputetit Tavo.
Mamaj e ka mbajtur detyrën e prefektit prej nëntorit të vitit 2017.
Ndërsa Tavo ka përfaqësuar Gjirokastrën në Parlament për disa mandate, fillimisht nën siglën e Partisë Socialiste e më pas nën atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ai ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në periudhën 2012-2013.
Comments
Gjirokastra ze Vloren
Ore mire qe u emerua ky Tavo, po me kaq zjarr sa e moren mediat kete emerim mos pritet qe ky ta beje Vloren si Monaco? Po cfare ka te cuditshme Tavo dmth, emerohen prefekte e nderrohen sa here te nderroje tutat kryeministri po te doje.
Se qe te kete lidhje me pasaporten greke te Vangjelit, as ma merr mendja fare. Si puna e ketij, dmth me dyshtetesi shqiptare dhe greke, kane qene ne qeveri, kane qene prefekte e kryetare bashkish, kane qene ministra e kryeparlamentare dhe do te jene edhe ne te ardhmen ashtu sic mund te jete cdo kush.
Tani pse perben lajm qe nje i majte i thekur, te zgjidhet prefekt ne nje qytet po te majte te thekur, nga nje kryeminister i majte po jo i thekur une nuk e marr vesh fare.
Nderkohe pas emerimit te Vangjelit prefekt nga kryeministri yne, kryeministri grek qe dje tha ajo puna e atij te Himares na ka ftohur shume me Shqiperine, nuk doli sot te thote se po fryn edhe nje ere e ngrohte mes nesh
Add new comment