vaksine
Pfizer e sigurtë? Përgjigjen e marrim pas 55 vjetësh!
Transparencë për vaksinat, por duhet pritur gjatë. Kërkesës së një grupi shkencëtarësh, drejtuar qeverisë federale për të bërë publike të dhënat mbi të cilat u mbështet në licencimin e vaksinës COVID-19 të Pfizer, FDA i është përgjigjur duke vendosur një afat që shkon përtej çdo zvarritjeje burokratike. Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) kërkon plot 55 vjet për të bërë publik informacionin mbi të cilin u bazua për t’i dhënë licencën e vaksinës gjigantit amerikan të farmaceutikës.
Incentiva për vaksinimin në Serbi
Serbia bëhet i pari vend që u ofron pagesë qytetarëve që pranojnë të vaksinohen.
Qytetarët mbi moshën 16 vjeç, të cilët kanë marrë tashmë një ose dy doza, ose do të vaksinohen me të paktën një dozë deri më 31 maj, do të marrin një pagesë prej 3 000 dinarësh (25 €). Shuma është e barabartë me 5% të pagës mesatare mujore në Serbi.
"Ne kemi reflektuar mbi mënyrën si t'i shpërblejmë njerëzit që kanë treguar përgjegjësi dhe kemi vendosur të japim mbështetje shtesë financiare për ata që janë vaksinuar", u tha presidenti gazetarëve në Beograd.
Vaksinë 100% efektive kundër Ebolas
Një shpresë e re për përballimin e Ebolas vjen nga Kanadaja. CNN raporton se një vaksinë e zhvilluar aty është testuar dhe ka rezultuar se ka efekt 100% ndaj sëmundjes e cila krijoi panik në vitin 2015. Kompania Merck, Sharp&Dohme që ka marrë të drejtën e shpërndarjes, ka deklaruar se do të prodhojë 300 mijë doza në rast se Ebola rinis të godasë sërish dhe licencimi I saj do të ndodhë në muajt e parë të vitit 2017.