Incentiva për vaksinimin në Serbi
Serbia bëhet i pari vend që u ofron pagesë qytetarëve që pranojnë të vaksinohen.
Qytetarët mbi moshën 16 vjeç, të cilët kanë marrë tashmë një ose dy doza, ose do të vaksinohen me të paktën një dozë deri më 31 maj, do të marrin një pagesë prej 3 000 dinarësh (25 €). Shuma është e barabartë me 5% të pagës mesatare mujore në Serbi.
"Ne kemi reflektuar mbi mënyrën si t'i shpërblejmë njerëzit që kanë treguar përgjegjësi dhe kemi vendosur të japim mbështetje shtesë financiare për ata që janë vaksinuar", u tha presidenti gazetarëve në Beograd.
Vuçiç tha se është "e papërgjegjshme dhe egoiste" të mos vaksinohesh, megjithëse ai përjashtoi çdo kufizim imponues.
Kjo nismë e qeverisë serbe - e para e këtij lloji në botë - ka për qëllim të nxisë fushatën e imunizimit të Serbisë, në një kohë kur nga ana e qytetarëve, interesi është zbehur dhe skepticizmi është në rritje.
Në vendet e tjera, kompanitë u kanë ofruar stimuj punonjësve të tyre për të bërë vaksinën kundër koronavirusit.
Vuçiç synon që deri të fund të majit të jenë vaksinuar 55% e popullsisë së vendit. Deri tani janë vaksinuar 22% e popullsisë prej 7 milionë banorësh, ndërkohë që BE-ja ka vaksinuar vetëm 9% të europianëve.
Në Serbi janë përdorur në masë vaksinat Sputnik V, Sinopharm e Kinës dhe Pfizer.
Add new comment