Pfizer e sigurtë? Përgjigjen e marrim pas 55 vjetësh!

Postuar në 19 Nëntor, 2021 13:59

Transparencë për vaksinat, por duhet pritur gjatë. Kërkesës së një grupi shkencëtarësh, drejtuar qeverisë federale për të bërë publike të dhënat mbi të cilat u mbështet në licencimin e vaksinës COVID-19 të Pfizer, FDA i është përgjigjur duke vendosur një afat që shkon përtej çdo zvarritjeje burokratike. Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) kërkon plot 55 vjet për të bërë publik informacionin mbi të cilin u bazua për t’i dhënë licencën e vaksinës gjigantit amerikan të farmaceutikës.  

FDA i është përgjigjur gjykatës federale se i duhet kohë deri në vitin 2076 për t’ia vënë në dispozicion këtë informacion, raporton Reuters.

Që në krye të herës, FDA ka premtuar në mënyrë të përsëritur "transparencë të plotë" në lidhje me vaksinat Covid-19, duke përfshirë riafirmimin e "angazhimit të FDA për transparencë" gjatë licencimit të vaksinës COVID-19 të Pfizer.

Menjëherë pas miratimit të vaksinës, më shumë se 30 akademikë, profesorë dhe shkencëtarë nga universitetet më prestigjioze të Amerikës, të bashkuar në grupin "Profesionistët e Shëndetit Publik dhe Mjekësisë për Transparencë" FOIA, kërkuan të dhënat dhe informacionin e dorëzuar në FDA nga Pfizer për të licencuar vaksinën e saj COVID-19. FDA nuk e vuri në dispozicion këtë informacion dhe grupi ngriti një padi kundër FDA. Çështja përfundoi në gjykatë federale, të cilës FDA u detyrua t’i përgjigjej duke kërkuar afat deri në vitin 2076 për ta prodhuar plotësisht këtë informacion. FDA i kërkoi gjykatësit që ta lejonte të prodhonte mbi 329 000 faqe dokumente që Pfizer i dha FDA-së për të licencuar vaksinën e saj, në masën 500 faqe në muaj, që do të thotë se prodhimi i saj nuk do të përfundojë më herët se 2076.

Duhet kujtuar këtu se FDA-së iu deshën vetëm 108 ditë nga momenti kur Pfizer filloi të prodhonte të dhënat për licencim (më 7 maj 2021) deri kur i dha licencën për prodhimin (më 23 gusht 2021).

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Shume e sakte! Per te pare efektet qe sistemi ARN do te jape tek ADN-ja e ketyre te vaksinuarve duhen te pakten disa dhjetvejecare, pse jo edhe dy-tre breza!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.