ushtria
Ushtria federale do të angazhohet për sigurinë e brendshme të Gjermanisë. Turqia, partner i rëndësishëm
E detyruar nga ngjarjet e fundit në Gjermani, kancelarja Angela Merkel doli në një konferencë për shtyp, për të ndarë me publikun shqetësimin për sulmet e fundit në Wuerzburg dhe Ansbach, të cilat sipas saj janë vepër e “terrorizmit islamik". “Janë akte që janë kryer në vende ku mund të ndodhet gjithkush prej nesh”-tha Merkel, duke mos përjashtuar mundësinë e përfshirjes së ushtrisë federale në sigurinë e brendshme të Gjermanisë.
Turqia po kalon tashmë një grusht shteti të ngadalësuar – nga Erdogani, jo nga ushtria
Çfarë ndodh në Turqi është e rëndësishme. Ajo bën pjesë në G20-ën, në një pjesë të ndjeshme të botës dhe është në kufi me Irakun, Iranin dhe Sirinë. Turqia është një aset për aleatët e saj në NATO kur bëhet fjalë për të luajtur rol kyç në rajon. Mund të përbëjë përgjegjësi për ata, kur problemet e saj, si tensionet me popullatën kurde i kapërcejnë kufijtë e saj gjeografikë. Kështu ajo mund të kthehet në një lak në qafën e botës kur i duhet të vendosë, siç bëri ditën e premte, për të dëmtuar veten.
Zëra për grusht shteti në Turqi. Kryeministri Yildirim mohon: Ishte një aksion i paautorizuar nga një grup ushtarak. Qeveria mbetet në detyrë
Një situatë krejt e pazakontë ka ndodhur sot në Ankara të Turqisë. Mediat raportuan të shtëna armësh dhe lëvizje tankesh në rrugë. Po kështu trafiku i makinave u bllokua në urën e Bosforit dhe atë Sulltan Mehmet Fatihu në Stamboll. BBC-ja citon kryeministrin turk, Binali Yildirim, sipas të cilit “një grup ushtarak ka kryer një aksion të paautorizuar”. Yildirim ka mohuar zërat për një grusht shteti dhe ka shtuar se “qeveria është ende në detyrë”. Nuk dihet mirë sesi qëndron puna, por në kryeqytetin turk janë parë të fluturojnë edhe avionë ushtarakë.
Mesazh i qartë për Erdoganin
Kush lejohet të shkojë për vizitë tek trupat e Bundeswehr-it në bazën e NATO-s Inçirlik dhe kush jo? Për Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan kjo nuk diskutohet. Baza ajrore, e cila luan një rol të rëndësishëm në luftën ndërkombëtare kundër "Shtetit Islamik" (IS), është pronë e Forcave Ajrore Turke dhe gjendet në Turqi. Prej kësaj Erdogani pretendon të drejtën sovrane që të lejojë apo refuzojë hyrjen e vizitorëve si t’i shkojë atij për shtat.
Greqia rrit prezencën ushtarake në kufirin shqiptar, patrullime dhe kadetë të rinj në postat kufitare
Ushtria greke ka shtuar prezencën e saj në kufirin jugor të Shqipërisë pas 15 Qershorit. Një helikopter UH-1H Huey po kryen fluturime periodike në fshtarat kufitarë me Shqipërinë dhe siç raporton parapolitika.gr gjatë këtyre fluturimeve personeli ushtarak ka kryer takime edhe me banorë të zonave kufitare. Shtabi i Përgjithshëm ka sqaruar se patrullimet nga ajri bëhen për të rritur ndjenjën e sigurisë te banorët e fshtarave në kufi me Shqipërinë dhe se misioni i monitorimit do të vazhdojë përgjatë gjithë periudhës së verës.
Ushtria ndërton 16 km rrugë në zonën elektorale të ministres Kodheli. Zyrtarisht nis stërvitja “Mirdita 2016”
Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë sot një njoftim mbi zhvillimin e një stërvitjeje në Mirditë dhe në Mat, por që quhet “Mirdita 2016”. Njoftimi nis me parashtrimin se stërvitja bazohet “në objektivin e deklaruar të Aleancës”, por edhe “nën kujdesin direkt të Ministres së Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli”, e cila është deputete e qarkut Lezhë ku bën pjesë edhe zona e Mirditës dhe vijon me sqarimin e detyrave të saj: “...Me stërvitjen në ndihmë të komunitetit për ndërtimin e rrugëve dhe veprave të artit, për ta kthyer këtë zonë të aksesueshme nga ana turistike dhe të jetueshme për banorët”.
Clinton provokon krizë në paradhënie me Iranin. “Foreign Policy”: Hillary, sëmundje ndërkombëtare
Një ditë pasi kandidatja demokrate për president të SHBA, Hillary Clinton deklaroi në San Diego, se SHBA mund të çarmatosë Iranin me ndërhyrje ushtarake, ka ardhur një përgjigje nga Teherani zyrtar. Zv. shefi i ushtrisë iraniane, gjenerali Massoud Jazayeri deklaroi se “Irani është i përgatitur për një konfrontim të vendosur dhe të gjatë me çdo skenar amerikan”.
Ngatërron stërvitjen me pushtimin e ishullit
Një banor në ishullin Kamsholmen të Finlandës, Bjarne Winberg, është ngatërruar keq dhe ka marrë një stërvitje të forcave ushtarake finlandeze me një pushtim. Ai ka njoftuar shërbimet e emergjencës, ndërkohë që lajmi është komplikuar nga deklarimet kontradiktore. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, deklaroi se forcat ushtarake nuk duhet të zbarkonin aty për stërvitje, ndërkohë që burime të tjera thonë se thjesht u harrua që të njoftoheshin banorët e ishullit.
Iron Man – Rusia në përpjekje për të kapur SHBA në robotikën ushtarake
Rusia hedh një hap thelbësor në përdorimin e robëtëve humanoidë në luftë, krahas SHBA dhe Kinës, që kryesojnë këtë fushë. Eksperimete të zhvilluara nga Fondacioni i Rusisë për Studime të Avancuara kanë prodhuar atë që quhet si Iron Man – Njeriu i Hekurt, i cili do të zëvendësojë njeriun në fushëbetejë. “Business Insider” citon ekspertë amerikanë të fushës së sigurisë që e shohin këtë zhvillim si shumë shqetësues, pasi ai i hap rrugë skenarëve ushtarakë kuy robotët janë protagonitë të një beteje që nuk ka kontrollin e njeriut.
Rusia nis tërheqjen ushtarake nga Siria
Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar nisjen e tërheqjes ushtarake nga Siria. Ai ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes Sergey Shoigu që të nisë tërheqjen që nesër, ditë e martë, duke deklaruar arritjen e objektivave. Televizioni rus “Russia Today” ka bërë të ditur se Rusia do të ruajë kontrollin mbi portin e Tartus dhe bazës ajrore të Khmeimim, me qëllim vëzhgimin e marrëveshjes së armëpushimit. “Vlerësoj se objektivat që iu vendosën Ministrisë së Mbrojtjes në përgjithësi u përmbushën.