Ushtria federale do të angazhohet për sigurinë e brendshme të Gjermanisë. Turqia, partner i rëndësishëm
E detyruar nga ngjarjet e fundit në Gjermani, kancelarja Angela Merkel doli në një konferencë për shtyp, për të ndarë me publikun shqetësimin për sulmet e fundit në Wuerzburg dhe Ansbach, të cilat sipas saj janë vepër e “terrorizmit islamik". “Janë akte që janë kryer në vende ku mund të ndodhet gjithkush prej nesh”-tha Merkel, duke mos përjashtuar mundësinë e përfshirjes së ushtrisë federale në sigurinë e brendshme të Gjermanisë. Strategjia e Sigurisë pritet të ndryshojë në të paktën dy lande fillimisht dhe më pas, forcat e ushtrisë do të angazhohen në të gjithë vendin për të ruajtur rendin publik.
"Sulmet terroriste u kryen nga dy emigrantë, çka do të thotë se ata tradhëtuan vendin që i pranoi dhe emigrantët e tjerë gjithashtu. Me këtë veprime terroristën duan të mbjellin urrejtje dhe frikë mes qytetarëve dhe besimeve të ndryshme. E keqja është pasiguria që ndiejmë kur shohim dikë. Duhet të rivendosim besimin e qytetarëve te shteti”-deklaroi Merkel.
E pyetur për zhvillimet në Turqi Merkel tha se autoritetet turke duhet ta trajtojnë grushtin e shtetit me mjete demokratike. Kancelarja vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë për të zgjidhur krizën e refugjatëve. "Besoj se Turqia është një partner i rëndësishëm", thotë Merkel.
Add new comment