ukraina
Rusi-Ukrainë/ Në skenën e negociatave hyn Gerhard Schröder
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder, është mediatori i radhësnë Moskë. Ai ka udhëtuar drejt kryeqyteti rus për të takuar presidentin Vladimir Putin në përpjekje për të ndërmjetësuar fundin e luftës në Ukrainë.
Siç bën të ditur Politico.eu, ata janë takuar të enjten në mbrëmje, por detaje mbi atë çfarë është arritur nuk ka ende.
Dera e BE-së nuk hapet për Ukrainën
Pas disa orësh debati, udhëheqësit e BE-së u thanë jo pritshmërive të Ukrainës për të shpejtë në Union. Agresioni ushtarak rus në Ukrainë u pasua me mbështetje të madhe ndaj kësaj të fundit, por liderët e BE-së u kujdesën që t’ia ulnin shpresat Kievit edhe përpara samitit të së enjtes.
Në deklaratën e tyre të përbashkët, ata "pranojnë aspiratat evropiane dhe zgjedhjen evropiane të Ukrainës", duke thënë se aplikimi për anëtarësim i vendit ishte transmetuar "me shpejtësi" në Komisionin Evropian për të dhënë një vlerësim.
Negociatat në Turqi, nuk përjashtohet një takim Putin-Zelenskiy. Kremlini pranon shokun ekonomik
Takimi mes dy ministrave të jashtëm, atij të Rusisë, Sergey Lavrov dhe atij të Ukrainës, Dmitry Kuleba, ka prodhuar të paktën një zhvillim pozitiv: mundëisinë e një takimi mes dy presidentëve, Purtin dhe Zelenskiy. Pas takimit të mbajtur nën ndërmjetësimin e Turqisë, Lavrov ka thënë ndër të tjera se:
Zelensky: Sulmi ndaj Ukrainës tregoi se traktatet ndërkombëtare janë letra pa vlerë
Agresioni ushtarak i Rusisë tregoi se marrëveshjet mund të rezultojnë pa vlerë edhe nëse mbajnë firmën e superfuqive. Në një intervistë për gjermanen Die Zeit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, duke iu referuar Memorandumit të Budapestit, thotë se ndëshkimi i Rusisë nga Perëndimi është e vetmja mënyrë për të rikonfimruar legjitimitetin e traktateve ndërkombëtare. Lidhur me kërcënimin bërthamor, Zelensky thotë se Putin po luan blofin, pasi do të ishte vetëvrasje.
Rusia publikon dokumente sekrete: Ukraina kishte planifikuar ndërhyrje ushtarake në Donbas
Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar sot disa dokumente që sipas saj konfirmojnë planet e Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes për operacione ushtarake në rajonin e Donbasit në mars të këtij viti.
Modeli i Austrisë si zgjidhje diplomatike për Ukrainën
Ndërsa lufta në Ukrainë vijon, përpjekjet për një zgjidhje diplomatike nuk ndalen. Në mënyrë të veçantë po diskutohet mbi një formulë që merr si model Austrinë.
Zelenskiy pranon Neutralitetin e Ukrainës: Të flasim për republikat e njohura vetëm nga Rusia
Raundi i tretë i negociatave mes Ukrainës dhe Rusisë ka dështuar në arritjen e rezultateve të pritshme. Kreu i ekipit rus, Vladimir Medinsky ka pranuar dështimin, nërkohë që këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhail Podolyak ka njoftuar se palët kanë rënë dakord për një raund të ri. I vetmi aspekt pozitiv i arritur është dakordësimi për korridoret humanitare, ndërkohë që agjencia ruse e lajmeve, “Tass” bën me dije se pala ruse është paraqitur në treyezë me drafte konkrete traktaetesh.
BE nis shqyrtimin e kërkesës së Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë për anëtarësim
BE do të vlerësojë zyrtarisht aplikimet nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia për t'u bashkuar me bllokun, tha të hënën presidenca franceze e BE-së.
Rusia: Katër kushte për fundin e luftës në Ukrainë
Rusia ka deklaruar se lufta në Ukrainë do të përfundojë kur kjo e fundit do të përmbushë katër kushte. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Kievi duhe të ndalojë çdo veprim ushtarak, të shpallë neutralitetin me Kushtetutë, të njohë Krimenë si territor rus dhe ët njohë republikat separatise të Donetskut dhe Luhanskut. Peskov i tha agjencisë “Reuters” se Ukraina është në dijeni të kërkesave të bëra.
Raundi i tretë i negociatave, Rusia pritet të sulmojë në 48 orët e ardhshme në Kharkiv, Odesa dhe Kiev
Analistë të ndryshëm po vlerësojnë se trupat ruse do të ndërmarrin sulme ushtarake ndaj Kievit, Kharkivit, Mykolayv dhe ndoshta Odesës në 24-48 orët e ardhshme. Instituti për Studimin e Luftës nënvizon se në datën 5 mars, trupat ruse mund të kenë bërë një pauzë, ndërkohë që drejt qyteteve kryesore nuk ka patur asnjë ofensivë të madhe.