tuiter
I shkreti Erion Veliaj!
Në krye të postimeve në Tuiterin e z. Veliaj është vënë videoja e maketit të teatrit të ri kombëtar e datës 14 korrik. Zotëria ndihet shumë i vetmuar në këtë përballje dhe këtë vetmi po e mbush me statuse në rrjetet sociale, aty ku ndihet i fortë. Në një tjetër më poshtë ai e konsideron ndërtimin e një këndi lojërash si pjesë të historisë së Tiranës, për të cilën rekomandon veten si kandidat ndër kryesorët. Kuptohet në emër të punëve, jo fjalëve.
Nallbani i Bashkisë krahason komisariatin në Bronx me Teatrin Kombëtar
Kryebashkiaku Erion Veliaj hedh një status hallexhi në tuiter dhe mediat pranë tij rendin të riprodhojnë fjalët e tij. Z. Veliaj është duke u përpjekur të rekrutojë sa më shumë budallenj për të justifikuar negociimin prej tij të prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, që i shërben një grupi të kufizuar njerëzish dhe që përfaqëson një pjesë të kujtesës së qytetit dhe artit. Duke qenë se debatin publik për këtë çështje, ashtu si për ato që lidhen me kushtetueshmërinë e ligjit të posaçëm që ai duhet të zbatojë, i ka humbur, z. Veliaj po rend në gjetjen e argumenteve që impresionojnë.