Nallbani i Bashkisë krahason komisariatin në Bronx me Teatrin Kombëtar

Postuar në 12 Korrik, 2018 13:02

Kryebashkiaku Erion Veliaj hedh një status hallexhi në tuiter dhe mediat pranë tij rendin të riprodhojnë fjalët e tij. Z. Veliaj është duke u përpjekur të rekrutojë sa më shumë budallenj për të justifikuar negociimin prej tij të prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, që i shërben një grupi të kufizuar njerëzish dhe që përfaqëson një pjesë të kujtesës së qytetit dhe artit. Duke qenë se debatin publik për këtë çështje, ashtu si për ato që lidhen me kushtetueshmërinë e ligjit të posaçëm që ai duhet të zbatojë, i ka humbur, z. Veliaj po rend në gjetjen e argumenteve që impresionojnë. Ose që ai mendon se impersionojnë. Sot p.sh kryebashkiaku është përpjekur të na habisë me aftësinë e studios së Bjarke Ingels, që projekton komisariatin e ri të policisë në Bronx në New York

shkruan Veliaj në tuiter.  

Mirëpo kjo është vetëm një aspekt mashtrues i çështjes për arsye sepse nuk krahasohet një komisariat policie, që zakonisht vendoset në godina që kanë disa cilësi funksionale, me atë të një Teatri ky nyjtëtohet memoria e një qyteti. Nuk krahasohet vlera e një godine arti me atë të një reparti policor por këto idiotësi të qëllimshme ndoshta vetëm z. Veliaj i nxjerr. Le të mos lodhet zotëria kaq shumë sepse shembujt I ka në Shqipëri. Kapanonet e bazës ushtarake të Grehotit në Gjirokastër i kanë ndërtuar italianët, por aty u stacionua edhe divizioni i Gjirokastrës pas Luftës së Dytë Botërore. Por asnjë nuk proteston për rindërtimin e kapanoneve dhe godinës, sepse nuk ka kush perceptimin se ato përfaqësojnë diçka përtej anës funksionale.

Janë shokët e z. Veliaj që kthejnë në muze bunkerët dhe që shkatërrojnë teatrin dhe është po ky, në të njëjtën frymë që sjell si model një godinë policie kur problemi këtu është se studio e z. Ingels është përfshirë në një aferë ku përfiton pa konkurs një projekt që e ka përgatitur për kompaninë private “Fusha sh.p.k”. E megjithatë po të lexosh më shumë edhe për komisariatin në fjalë, merr vesh se arsyeja kryesore për ndërtimin e një godine të re që do të kushtoj 68 milionë euro, është zgjerimi i komunitetit. Dhe çka ka më shumë rëndësi, godina e re do të ndërtohet rreth 2 km larg godinës ekzistuese.

Nuk është askush kundër ndërtimit të një Teatri të ri, por është kundër prishjes së godinës ekzistuese që po kryhet në formën e një krimi të mbështetur në një ligj të dyshimitë. Z. Veliaj është ndër ata që nuk ka as kapacitetin dhe as prirjen të kuptojë diçka nga teatri, ai është madje i paaftë të ketë ndjeshmëri për artin. Ai po ndërton kullat dhe para tyre ka dalë si pengesë teatri. Të tjerat janë pallavra që nuk i ha kush edhe sepse zotërinë e njohin tashmë të gjithë se çfarë është në gjendje të bëjë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.