tregu i celulareve
Evazioni në tregëtinë e celulareve, vetëm për 2014 dëmi 7.5 mln euro
Humbjet në tregun e aparateve celulare për vitin 2014 u përllogaritën së paku në 7.5 milionë euro. Monitor thotë se për këtë periudhë janë zhdoganuar rreth 140 mijë aparate celulare dhe po gjatë këtij viti, janë aktivizuar rreth 1 milion numra në sistemin e telefonisë së lëvizshme tek të katër operatorët së bashku.
Në një raport të Ministrisë së Financave që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2016 thuhet se, nëse çmimi mesatar i një aparati vërtitet sot tek rreth 15 mijë lekë për njësi, shuma e TVSh-së së munguar për copë përllogaritet në 3 mijë lekë.