Evazioni në tregëtinë e celulareve, vetëm për 2014 dëmi 7.5 mln euro

Postuar në 19 Nëntor, 2015 10:45

Humbjet në tregun e aparateve celulare për vitin 2014 u përllogaritën së paku në 7.5 milionë euro.  Monitor thotë se për këtë periudhë janë zhdoganuar rreth 140 mijë aparate celulare dhe po gjatë këtij viti, janë aktivizuar rreth 1 milion numra në sistemin e telefonisë së lëvizshme tek të katër operatorët së bashku.

Në një raport të Ministrisë së Financave  që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2016 thuhet se, nëse çmimi mesatar i një aparati vërtitet sot tek rreth 15 mijë lekë për njësi, shuma e TVSh-së së munguar për copë përllogaritet në 3 mijë lekë.

Dhe e shpërndarë për të gjithë sasinë e përllogaritur si të munguar nga deklarimi (rreth 350 mijë), rezulton një dëm ekonomik vetëm për TVSH e munguar gjatë 2014 për rreth mbi 1 miliardë lekë, ose 7,5 milionë euro.

Kjo vlerë e munguar vetëm për TVSH, dhe pa marrë në konsideratë vlerën e detyrimit doganor, e cila do të rriste edhe më tej totalin e shmangur dhe të munguar nga buxheti I shtetit në një vit të vetëm.

Comments

Submitted by filani (not verified) on

matematike injorantesh - se shqiptaret marrin nga 2-3 numra per nje telefon. Pyetja eshte sa prej ketyre 1 milion numrave jane ende aktive, sa prej tyre ekzistues jane ende aktiv? Pervec faktit qe futen shume telefone te perdorur nga emigrante.

Por kuptohet qe ky lloj argumentimi do te justifikoje nderhyrjen e qeverise dhe te kompanive te celularti qe duan te shesin produktet e tyre.

Per me teper, qe kompanite e celulareve i kane IMEI-t e regjistruar dhe duhet te jepnin keto shifra, e jo matematike bakallesh.

I takon gazetareve qe te jene me te vemendshem ne deklarata te tilla boshe, qe bazohen ne vleresime (estimation) dhe jo shifra konkrete. E kur behet fjale per vleresime afrofe duhet qe te merren parasysh te gjithe variablet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.