tor
Rusia bllokon TOR
Autoritetet ruse kanë vendosur bllokimin e shërbimit anonimizues të uebit, Tor – The Onion Router. Vendimi është marrë nga enti mbikëqyrës, Roskomnadzor, nisur nga karakteristikat e TOR që mundëson anashkalimin e kufizimeve në nyjet lokale të ISP-ve.
Në njoftimin e vet enti rus ka bërë të qartë se vendimi për bllokimin është marrë për shkak se brouzeri mundëosn akses në informacion të paligjshëm.
Fusha e minuar e përgjimeve dhe e shkeljes së privatësisë
Pas përballjes me “Apple” për dekodimin e një iPhone, Byroja Federale Amerikane e Hetimit – FBI – përfshihet në një tjetër rast kritik për privatësinë e përdoruesve të internetit. CNN njofton se Byroja i ka kërkuar një prej zhvilluesve të softuerit Tor – që të dalë në gjyq për të dëshmuar në kuadër të një hetimi kriminal për veprimtari hakeruese. Isis Agora Levecruft , emri i personit, është larguar drejt Gjermanisë, menjeherë sapo agjentët federalë kanë trokitur në derën e shtëpisë së saj.
Këshillat e Snowden për sigurinë në internet: Përdorni Tor dhe menaxhues fjalëkalimesh
Edward Snowden këshillon përmes një interviste për “Intercept” sesi duhet të mbrohemi të gjithë nga survejimi në internet dhe nga vjedhja e të dhënave tona personale. Snowden mborn idenë se shërbimet sekrete, agjenci të ndryshme, por edhe njerëz të ndryshëm, mund të depërtojnë në të dhënat tona, t’i ruajnë dhe përdorin ato për qëllime që bien ndesh me interesat e gjithësecilit. Për mbrojtjen dy sugjerime: përdorni Tor, brouzerin e kriptuar dhe një menaxhues fjalëkalimesh, që gjeneron fjalëkalime për çdo faqe që ju hapni.