Këshillat e Snowden për sigurinë në internet: Përdorni Tor dhe menaxhues fjalëkalimesh
Edward Snowden këshillon përmes një interviste për “Intercept” sesi duhet të mbrohemi të gjithë nga survejimi në internet dhe nga vjedhja e të dhënave tona personale. Snowden mborn idenë se shërbimet sekrete, agjenci të ndryshme, por edhe njerëz të ndryshëm, mund të depërtojnë në të dhënat tona, t’i ruajnë dhe përdorin ato për qëllime që bien ndesh me interesat e gjithësecilit. Për mbrojtjen dy sugjerime: përdorni Tor, brouzerin e kriptuar dhe një menaxhues fjalëkalimesh, që gjeneron fjalëkalime për çdo faqe që ju hapni. Nuk kushton asgjë dhe mbi të gjitha: në epokën e internetit, lidhja është e padiskutueshme. Në vështrim të parë vjen siguria.
Add new comment