tifozet
A po ngrenë krye turmat?
Grafitët, sharjet në stadiume, sloganet ‘pakuptim’, komentet dhe reagimet në blogje janë simptomat e para të sëmundjes së një turme, që ka filluar t’i përshfaqë hapur. Por, ndërsa sociologët po përpiqen të merren me shkakun, politikanët vazhdojnë të merren me pasojat dhe sidomos anën sipërfaqësore të gjërave.
Thirrje "Allahu Ekber" në stadium nga tifozët e Tiranës (Video)
Një grupim i tifozëve të Tiranës e ka kthyer në demostrim fetar mbështetjen ndaj ekipit të futbollit të dielën në Laç.
Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë të rinj të zhveshur nga brezi e lart që nën dirigjimin e një prej organizatorëve thërrasin në kor “Allahu Ekber”, duke iu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë tifozëve të Laçit.
Euro '2016/ Humbasim në fushë, fitojmë në shkallët e stadiumit (Foto)
Kombëtarja jonë pësoi një humbje të pamerituar me Francën, por në shkallët e stadiumit tifozeria shqiptare fitoi vëmendjen e mediave, kjo për meritë të tifozeve që tërhoqën veçantërisht vëmendjen e gjinisë mashkullore në stadium dhe para ekranit.
Kush i fshin dot lotët e Çunave?
Krejt makina e policisë dhe sigurisë kombëtare u përqendrua më 8 Tetor, në Elbasan, në, poshtë, përreth, nën dhe mbi stadiumin ku do të vraponin 22 topshkelmues (ose futbollistë), mbas një topi (ball) të vetëm e të rrumbullakët plastmasi. Shqipëria u rrëfye kombëtarisht e frikësuar nga ndonjë incident nacionalist, “spontan apo
Tjetër histeri shqiptaro-greke me "zogun" e Lilës
Ballkani mbetet Ballkan, pavarësisht se tenton të moderohet formalisht me këmbënguljen për të qenë me pahir europian, kur akoma frustrohet nga gjestet me natyrë nacional-folklorike. U duk në ndeshjen e Beogradit sa europianë janë serbët dhe po ashtu sa europianë jemi ne shqiptarët. Gjithsekush me mëkatet e veta dhe budallallëkun që udhëhiqet nga politika e raporteve dhe fqinjësisë së mirë. Këto shfaqje vazhdojnë të gjejnë terren në futboll, kur topi i këmbës fillon të ngatërrohet me ngërçet e mendjes si më fushë ashtu edhe në shkallët e stadiumeve.
Shqipëri-Serbi, sugjerimi origjinal i K. Myftaraj: “Të ashtuquajturit tifozë serbë, komando e terrorit psikologjik. Duhet të priten me granata që në aeroport”
Kastriot Myftaraj duket se beson te një skenar i organizuar në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë që do të zhvillohet në Elbasa Arena. Për Myftarajn, sipas të cilit edhe hedhja e dronit në Beograd është vepër e shërbimeve serbe, tifozët serbë që do të vijnë në Shqipëri janë komando terrori. Deri këtu asgjë e pazakonshme: kushdo mund të shkruajë për informacionet që disponon, apo edhe të performojë grafikisht imagjinatën.
"Elbasan Arena” kthehet në Gulag për ndeshjen Shqipëri - Serbi
Afrimi i ndeshjes Shqipëri-Serbi ka vënë në gatishmëri shtetin shqiptar. Ka ditë që tani lexohen lajme për angazhim forcash masive, kontrolle nga toka e ajri, angazhim të Shërbimit Informativ e deri në ndalim të tifozëve ultras në disa pjesë të stadiumit. “Panorama Sport” shkruan se çmimi i biletës ka arritur deri në 1000 euro dhe padyshim që përgjegjëse për këtë është Federata Shqiptare e Futbollit. Sikur të mos mjaftonin këto, shqetësimi po rritet edhe për dhunën që po vjen nga policia. Ka disa ditë që ka ankesa nga tifozeria për dhunën e policisë në stadiume e askush nuk do të dijë më.