Thirrje "Allahu Ekber" në stadium nga tifozët e Tiranës (Video)
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/05/TIFOZET_2019_05_28_16.jpg?itok=fTv9MBy2)
Një grupim i tifozëve të Tiranës e ka kthyer në demostrim fetar mbështetjen ndaj ekipit të futbollit të dielën në Laç.
Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë të rinj të zhveshur nga brezi e lart që nën dirigjimin e një prej organizatorëve thërrasin në kor “Allahu Ekber”, duke iu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë tifozëve të Laçit.
Shfaqje të tilla me përmbajtje fetare janë të ndaluara në stadiume, megjithatë forcat e sigurisë siç duket dhe në pamje nuk kanë ndërhyrë. Pas reagimeve në mediat sociale, Njësia e Antiterrorit procedoi të riun që është drejtues i grupimit.
Grupimi i tifozëve reagoi duke thënë se thirrjet “Allahu Ekber” ishin urim për muajin e Ramazanit dhe se ata respektojnë çdo besim fetar. Kjo nuk është hera e parë që tizozët e Tiranës, por edhe lojtarët përfshihen në të tilla akte me ngjyrime politike dhe fetare, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.
Comments
Keshtu eshte kur shqiptaret e
Keshtu eshte kur shqiptaret e lene vendin e tyre! Te tjere vijne nga jashte dhe fusin zakonet e vendeve te tjera!
Add new comment