thinjat
Shkenca pas flokëve të thinjur
Shpesh flokët e thinjur, sidomos nëse mosha është relativisht e re, i kemi lidhur me stresin. Këtë lidhje e kanë konfirmuar edhe shkencëtarët, të cilët kanë zbuluar një mënyrë të mundshme për ta parandaluar këtë proces.
Në eksperimentet mbi minjtë u vu re se qelizat staminale që kontrollojnë ngjyrën e lëkurës dhe flokëve u dëmtuan pas stresit të fortë.
Burrat dhe gratë fillojnë të thinjen nga mesi i të 30-ave, përgjithësisht në moshën kur kjo u ka ndodhur prindërve të tyre.
Thinjat, sinjal për sëmundje zemre?
Thinjat mund të sinjalizojnë faktor risku për goditje në arterite dhe koronaret e zemrës. Studimi është kryer mbi 545 meshkuj të rritur nga universiteti i Kajros në Egjipt, të cilët u përzgjodhën mbi kriterin e ngjyrës së flokëve.