Thinjat, sinjal për sëmundje zemre?
Thinjat mund të sinjalizojnë faktor risku për goditje në arterite dhe koronaret e zemrës. Studimi është kryer mbi 545 meshkuj të rritur nga universiteti i Kajros në Egjipt, të cilët u përzgjodhën mbi kriterin e ngjyrës së flokëve.
Grupi i parë përbëhej ngë brunë të pastër. Grupi i dytë nga meshkuj me dominancë flokët e zinj kundrejt thinjave(grey hair). Grupi I tretë me flokë me shpërndarje të barabartë, i katërti me dominim të thinjave dhe i fundit me flokë plotësisht të bardhë. Pacientet iu nënshtruan tomografisë dhe angiografisë koronare dhe u vlerësuan në mënyrë të pavrur nga dy vëzhgues. Të dhënat çuan në konkluzionin se sasia e thinjave shkon proporcional me ekspozimin ndaj rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Studimi është një mundësi e mirë për të kuptuar sinjalet e dukshme te njerëzit që mund të kërkojnë terapi parandaluese. Në fakt kërkuesit kanë deklaruar se nevojiten studime të mëtejshme që lidhin moshën, thinjjen me ekspozimin ndaj sëmundjeve dhe këtu në vështrim vijnë dermatologët.
https://medicalxpress.com/news/2017-04-grey-hair-linked-heart-disease.html
Add new comment