terrorist
Masakra e Sinait, sulm kundër sufijve
Shpërthimi i të premtes në një xhami në Egjiptin lindor, ku mbetën të vrarë të paktën 235 persona dhe u plagosën më shumë se 130 të tjerë është një nga sulmet më të përgjakshme në historinë moderne të Egjiptit. Ndonëse asnjë organizatë nuk ka marrë ende përgjegjësinë për këtë sulm, ushtria egjiptiane ndërmori sulmet e para kundër autorëve të dyshuar të kësaj masakre.
Londra në shënjestrën e terrorizmit (Foto)
Skena paniku dhe tmerri përfshinë dje zemrën e Londrës, ku një agresor me shumë gjasë terrorist islamik shtypi me makinë këmbësorët dhe pastaj shkoi përpara godinës së parlamentit duke vrarë me thikë policin 48-vjeçar Keith Palmer. Vrasësi sipas Daily Mail ka pasur tipare aziatike dhe ishte rreth 40 vjeç. Bilanci i sulmit është 4 të vrarë, 40 të plagosur, mes të cilëve 29 janë në spital
Merkel pa përgjigje për sulmin terrorist, hetohet një 23 vjeçar pakistanez
Një 23 vjeçar nga Pakistani i lindur në 1 Janar 1993 që kishte hyrë në Gjermani si emigrant i quajtur Naved B dyshohej si është autor i sulmit terrorist në Berlin. Por policia gjermane pas marrjes në pyetje e la atë të lirë dhe është në kërkim të agresorit, që pasi vrau kamionistin polak nisi masakrën.
Terrorizmi godet Gjermaninë, përsëritet masakra e Nisës në Berlin (Video)
Një sulm i ngjashëm terrorist me atë të masakrës në Nisë ndodhi mbrëmjen e së hënës në Berlin.Një kamion mallrash hyri në një rrugë pedonale që ishte kthyer në një treg për Krishtlindjet në Berlin, duke vrarë të paktën 12 persona e duke prlagosur rret 50 të tjerë. Atentatori më pas eshte larguar, çka perforcon dyshimet per akt terrorist. Ai u arrestua më pas nga policia gjermane.
Efekti zinxhir i ndalimit të burkinit, reagojnë shoqatat kundër islamofobisë
Bashkitë në veri të Francës po ndjekin shembullin e njëra-tjetrës, duke ndaluar veshjet e mbukiara të grave myslimane në plazh. Pas bashkisë së Kanës edhe ajo e Nisës vendosi të premten të ndaloje burkinin në plazhet e saj, një veshje që mbulon gjithë trupin dhe lë të zbuluar vetëm fytyrën e femrës.
Një 18 vjeçar, autor i sulmit në Mynih
Autori i sulmit të shumëfishtë në një Qendër Tregtare në Mynih, ku mbetën të vrarë 9 persona është një i ri gjermano-iranian. Ai raportohet se u gjet i vetëvrarë me një plumb në kokë, pas rrethimit nga policia.
Sipas të dhënave të bëra publike nga shefi i policise së Mynihut, 18 vjeçari ka vepruar i vetëm për motive ende të panjohura për policinë. Ai është filmuar mbi tarracën e qendrës tregtare pak para se të vetëvritej tek deklaronte me zë të lartë se “Jam gjerman”.
“Vetëm njeri prej terroristëve të vrarë ka kaluar nga Greqia”
Athina zyrtare ka deklaruar se vetëm njeri prej terroristëve të vdekur të Parisit është regjistruar në pikat e pritjes së refugjatëve që funksionojnë në ishujt grekë.Deklarata greke u bë në përgjigje të publikimeve nga shtypi francez, se dy prej personave që kërkohen për sulmet terroriste të së premtes, kishin kaluar përmes Greqisë në thellësi të Bashkimit Europian.
Spiunët amerikanë në pritje të sulmit terrorist për të ndryshuar mendjen publike rreth privatësisë Cyber
Ashtu si Shtetet e Bashkuara kërkojnë një qasje për të koduar të dhënat, përballja është e fuqishme sa i takon kthimit të të dhënave në formën e opinionit publik. Por, sipas disa zyrtarëve të inteligjencës, perceptimi mund të ndryshojë në qoftë se një sulm tjetër terrorist do të ndodhë në tokën amerikane. Të ballafaquar me një protestë publike mbi shqetësimet rreth privatësisë dhe reputacionit të njollosur të kompanive amerikane për teknologjinë jashtë vendit, administrata Obama ka gjetur veten në një pozitë të vështirë.
Kulla Eifel mbyllet për katër orë, dyshohej për terrorizëm
Kulla Eifel në Paris u mbyll për disa orë të dielën, pasi një njeri i dyshimtë kishte lënë çantën brenda monumentit përpara se të hapej orari zyrtar, thanë zyrtarët. Kulla u rihap në orën 2:45, pasi ishte mbyllur për publikun në mëngjes, bëri me dije zyra për shtyp për organizimet turistike. Përpara se të hapej të dielën në mëngjes, “një individ ishte parë të afrohej me një çantë shpine”, tha një burim anonim për çështjen në fjalë. “Për të hequr të gjitha dyshimet, u dërgua një helikopter për të kryer një inspektim të mirëfilltë të strukturës”.