Një 18 vjeçar, autor i sulmit në Mynih
Autori i sulmit të shumëfishtë në një Qendër Tregtare në Mynih, ku mbetën të vrarë 9 persona është një i ri gjermano-iranian. Ai raportohet se u gjet i vetëvrarë me një plumb në kokë, pas rrethimit nga policia.
Sipas të dhënave të bëra publike nga shefi i policise së Mynihut, 18 vjeçari ka vepruar i vetëm për motive ende të panjohura për policinë. Ai është filmuar mbi tarracën e qendrës tregtare pak para se të vetëvritej tek deklaronte me zë të lartë se “Jam gjerman”.
I riu jetonte në perifieri të Mynihut me prindërit dhe shokët e shkollës e njihnin si shumë të qetë. Tashmë kanë nisur dhe hetimet për të parë lidhje të tjera të 18 vjeçarit, për të zbuluar se ku i mori armët dhe municionet.
Në një deklaratë për shtyp, shefi i policisë së Mynihut, tha se nuk kishte të dhëna për lidhje të mundshme mes tij dhe Shtetit Islamik. 18-vjeçari përdori një pistoletë tip Glock të kalibrit 9 mm. Ai dyshohet se kishte planifikuar një masakër edhe më të madhe, pasi kishte me vete në çantë rreth 300 plumba
Add new comment