Kulla Eifel mbyllet për katër orë, dyshohej për terrorizëm
Kulla Eifel në Paris u mbyll për disa orë të dielën, pasi një njeri i dyshimtë kishte lënë çantën brenda monumentit përpara se të hapej orari zyrtar, thanë zyrtarët. Kulla u rihap në orën 2:45, pasi ishte mbyllur për publikun në mëngjes, bëri me dije zyra për shtyp për organizimet turistike. Përpara se të hapej të dielën në mëngjes, “një individ ishte parë të afrohej me një çantë shpine”, tha një burim anonim për çështjen në fjalë. “Për të hequr të gjitha dyshimet, u dërgua një helikopter për të kryer një inspektim të mirëfilltë të strukturës”. Zjarrfikësit gjithashtu bënë punën e tyre, por nuk arritën të “gjenin asgjë”, gjithnjë sipas burimeve nga Departamentit i zjarrfikësve. Një polic i pranishëm në vendngjarje tha se i dyshuari mund të kishte qenë një aventurier që kërkonte të hidhej me parashutë nga kulla, e cila është 324 metra e lartë, me një pamje të pazakontë në kryeqytetin francez. Megjithatë, në 2005, një norvegjian gjeti vdekjen ndërsa parashikoi të njëjtin fluturim.
Burimi: AFP
Add new comment