dyshim
Kulla Eifel mbyllet për katër orë, dyshohej për terrorizëm
Kulla Eifel në Paris u mbyll për disa orë të dielën, pasi një njeri i dyshimtë kishte lënë çantën brenda monumentit përpara se të hapej orari zyrtar, thanë zyrtarët. Kulla u rihap në orën 2:45, pasi ishte mbyllur për publikun në mëngjes, bëri me dije zyra për shtyp për organizimet turistike. Përpara se të hapej të dielën në mëngjes, “një individ ishte parë të afrohej me një çantë shpine”, tha një burim anonim për çështjen në fjalë. “Për të hequr të gjitha dyshimet, u dërgua një helikopter për të kryer një inspektim të mirëfilltë të strukturës”.