tenderat
Nuk jep informacione për konçesionet dhe tenderat. Të jetë vetëm kjo shkelja ligjore e këtij ministri?
Ilir Beqja, ministër i Shëndetësi së Shqipërisë, firmosës i konçesioneve nga më të pabesueshmet, si ai i sterilizimit p.sh, është lajmi politik i çdo dite. Sidomos kur vjen puna të përdorimi i parave publike. Dje Partia Demokratike e akuzoi atë si përfitues tenderash në Ministrinë e Jashtme, përmes kompanisë së tij që formalisht e ka hequr nga vetja. Sot PD-ja, përmes deputetes Albana Vokshi, ka denoncuar faktin se Ministria e Shëndetësisë nuk zbaton as minimumin: dhënien e infomacionit të kërkuar për veprimtari të ndryshme në këtë dikaster.
Zullumet që fsheh Partia Demokratike
Përmbytjet e ditëve të fundit nuk mund t’i shpëtonin debatit politik për përgjegjësinë e dy qeverive lidhur me situatat e krijuara nga reshjet. Balta bie mbi të dyja qeveritë që pavarësisht se mundohen t’u fshihen përgjegjësive dalin zbuluar me mëkatet që kanë mbi shpinë.
Ky është i dyti vit që qeverisë aktuale i ikën situata nga duart për shkak të një dige që sipas raportimeve nga terreni u ça nga dhelprat, ndërsa në Librazhd shkarfosja e rrugës nxorri nga dheu një tjetër zullum që rrinte nën tokë bashkë me të pathënat e qeverisë së djeshme.
PD akuzon: Ministria e Shëndetësisë, kliente e kompanisë së Vilma Nushit
Partia Demokratike ka denoncuar sot përmes përfaqësueses së vet, Grida Duma, praktikat prokuruese të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat sipas Dumës kanë çuar para drejt një kompanie të vetme. “Nuk janë letra, as dokumenta tenderi, janë në të vërtetë sëmundja e shëndetësisë tonë. Këta janë milionat që Ilir Beqja i ka dhënë Vilma Nushit për blerje ilaçesh. Këto janë paratë që pasurojnë shoqen e partisë socialiste. Prej dy vitesh Ilir Beqja shpall fituese kompaninë TRIMED. Nëse shfletoni këto faqe tenderash, ju do shihni këtë emër. TRIMED, TRIMED fituese.
Përgjigjet e kryeministrit për jaguarët me qira, tenderin e hemodializës dhe godinën e OSHEE-së
I sapo kthyer nga Hong Kongu kryeministri Rama u ka dhënë përgjigje disa akuzave të opozitës për tendera të dyshimtë dhe përfitime nga klientë të qeverisë. Pretendimeve se blerja e 22 maikinave qeveritare është një aferë ku përfiton miku i tij Papuli, Rama i është përgjigjur se marrja me qira e makinave thjesht i shkurton shpenzimet qeverisë.