Nuk jep informacione për konçesionet dhe tenderat. Të jetë vetëm kjo shkelja ligjore e këtij ministri?

Postuar në 04 Maj, 2016 14:33

Ilir Beqja, ministër i Shëndetësi së Shqipërisë, firmosës i konçesioneve nga më të pabesueshmet, si ai i sterilizimit p.sh, është lajmi politik i çdo dite. Sidomos kur vjen puna të përdorimi i parave publike. Dje Partia Demokratike e akuzoi atë si përfitues tenderash në Ministrinë e Jashtme, përmes kompanisë së tij që formalisht e ka hequr nga vetja. Sot PD-ja, përmes deputetes Albana Vokshi, ka denoncuar faktin se Ministria e Shëndetësisë nuk zbaton as minimumin: dhënien e infomacionit të kërkuar për veprimtari të ndryshme në këtë dikaster. “Këtu kam disa kërkesa për informacion të dërguara javët e fundit në Ministrinë e Shëndetësisë, QSUT, Fondin e Detyrueshëm të Sigurimeve Shëndetësore. Edhe pse afati prej 2 javësh, sipas ligjit "Për Statusin e Deputetit" ka kaluar, asnjë përgjigje nuk ka ardhur.  Me anë të kësaj shkrese, i jam drejtuar Ministrit dhe QSUT, në cilësinë e deputetes dhe Kryetares së Komisionit Parlamentar, ku kam kërkuar informacionin për aparaturat e trajtimit të sëmundjeve tumorale. Por Beqaj dhe Drejtoria e QSUT mban në sirtar kërkesën bashkë me informacionin”, tha Vokshi. Që vijoi me këto pyetje:  

“ Pse Ministria nuk shpjegon për arsyet e mosvënies në punë të akseleratorit linear, inauguruar pak muaj më parë?

-Pse edhe pas vënies ne funksionim para pak ditësh, vetëm 2 pacientë kanë kryer terapinë, ndërkohë që numri i pacientëve duhet të ishte mbi 50 në ditë??

- Pse ministria refuzon të dërgojë dokumentacionin e plotë të pajisjeve të kobaltit? Pse nuk shpjegon, se përse njëra prej pajisjeve sot është prishur dhe tjetra nuk funksionon ashtu siç duhet? Kjo shkresë është dërguar me datë 19 prill, ku kam kërkuar informacion në lidhje me mungesat e të gjitha barnave dhe kurave për të sëmurët më HIV/AIDS, si dhe pasojat që mund të kenë të prekurit nga kjo sëmundje. Në të dyja rastet, Drejtuesit e QSUT-së bllokojnë informacionin. Nga frika, apo bashkëfajësia, administratorja e QSUT shkel çdo afat kushtetues për të dhënë informacionin e kërkuar nga Parlamenti. Por bllokada e informacionit vazhdon për të gjitha praktikat korruptive të firmosura nga ministri i tenderave dhe koncensioneve. Në disa shkresa radhazi , i kam kërkuar Ministrit Beqaj  praktikat e koncesionimit të 3 shërbimeve: sterilizimi, hemodializa dhe kontrolli periodik i shëndetit. Ministri ka refuzuar, në shkelje të Ligjit, të dërgojë të dhënat e kërkuara. Me anë të kësaj shkrese me datë 13 prill, i kam kërkuar informacion të detajuar drejtueses së Fondit të Detyrueshëm të Sigurimeve Shëndetësore. Kam kërkuar të gjitha praktikat që janë kryer dhe pagesat për koncesionarin e Check-up. Por edhe ky institucion, ka refuzuar të japë informacionin, duke shkelur ligjin”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.