te ardhurat
Projektbuxheti 2016/Cani: “Mblodhëm më shumë para se qeveria e shkuar. Për 2016-ën, 8% më shumë të ardhura”
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka nisur raportimin në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2015. Debati është përqendruar tek të ardhurat në buxhet, një pikë e nxehtë kjo diskutimi përgjatë gjithë këtij viti. Ministri thotë se qeveria aktuale ka realizuar të ardhura më shumë sesa qeveria e shkuar dhe për ilustrim ka sjellë shifrat e vitit 2013. “A janë rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit në krahasim me vitin 2013? Fundviti 2013 u mbyll me 327.1 miliardë lekë. Fundvitin 2015 parashikojmë ta mbyllim me 387 miliardë lekë. A është 387 më e madhe se 327.1?
Moratoriumi i borxhit, tenderat,Toyota Prius
Kur FMN-ja vendosi t’i japë Shqipërisë një kredi të butë 3-vjeçare për 330 milionë euro (duke filluar nga janari i 2014-ës), kushti kryesor që na vuri ishte reduktimi i borxhit publik – atij të deklaruar dhe atij të padeklaruar. Dhe jo më kot.
Nuk u pakësua evazioni, apo u ngadalësua rritja ekonomike?
Në kushte të tjera të pandryshuara, rritja dramatike e kontrolleve tatimore gjatë shtatorit, duhet të sillte uljen e evazionit fiskal. Thënë ndryshe, duhet të rriste ndjeshëm të ardhurat buxhetore të muajit shtator, krahasuar me shtatorin e vjetshëm. Por në fakt, rritja ishte vetëm 1% në krahasim me shtatorin e vjetshëm.
Antiinformaliteti? Tatimet e doganat, në shtator, rënie reale 5.9%
Të ardhurat kanë njohur rënie edhe gjatë muajit shtator. Revista “Monitor” raporton se në raport me shtatorin e vitit të kaluar, rënia është në masën 230 milionë lekë. “Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Statistikat fiskale të përpunuara nga të dhënat progresive të Ministrisë së Financave për periudhën janar-shtator 2015 flasin për një rënie në vlerë absolute të të ardhurave në shtator 2015 raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me 230 milionë lekë më pak se shtator 2014, apo 1% më të ulëta.
Të ardhurat tatimore të shtatorit, 1% më shumë se vjet, 23% më shumë se parvjet
Nga të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave, rezulton se të ardhurat tatimore në muajin shtator ishin rreth 28 miliardë lekë. Të ardhurat tatimore përfshijnë taksat doganore, vendore, nacionale, të sigurimeve shoqërore/shëndetsore, si dhe akcizat e tatimet e ndryshme.
Në krahasim me shtatorin e vjetshëm, të ardhurat tatimore ishin 1% më të larta. Ndërsa në krahasim me shtatorin e parvjetshëm, ato ishin 23% më të larta.
Në periudhën janar-gusht, të ardhurat tatimore ishin rreth 224 miliardë lekë, ose 4% më shumë se vjet dhe 19% më shumë se parvjet.
Guxholli: Mungesa e të ardhurave, rezultat i politikave të gabuara të qeverisë
“Mosrealizimi i të ardhurave nga administrata fiskale për periudhën 8 mujore është rezultat i politikave të gabuara të qeverisë, si dhe rritjes së evazionit dhe kontrabandës”. Ky është dhe thelbi i asaj që shprehën Suzana Guxholli dhe Dorian Teliti. Gjatë prononcimeve për “Tv Scan”, dy ekspertet thanë se rritja e taksave dhe represioni ndaj biznesit, ishin dhe modeli ekonomik që po çon në negativë të gjithë treguesit ekonomikë të vendit dhe jo vetëm ata fiskalë.
Mosrealizimi i të ardhurave edhe në gusht, thellohet gropa në buxhet
Mosrealizimi i të ardhurave, ky problem po vazhdon prej një kohe të gjatë. Në një raportim të “Tv Scan” thuhet se të ardhurat në buxhetin e shtetit nga administrate fiskale vazhdojnë të jenë nën pritshmëritë e fillimvitit duke shënuar një mosrealizim prej 15.6 miliardë lekë më pak në fund të muajit të tetë, ndërsa vetëm për muajin Gusht mungesa është 4.4 miliardë lekë. Duke u mbështetur në statistikat paraprake të Ministrisë së Financave, raportohet gjithashtu se të ardhurat për periudhën JanarGusht janë realizuar në masën 248.1 miliardë lekë. Totali i shpenzimeve arriti në 263.
Qeveria zyrtarizon: Të ardhurat ranë, për shkak të rritjes së prodhimit vendas. Pse nisi me urgjencë aksioni kundër informalitetit dhe evazionit?
Pati shumë zhurmë këtë verë për mosrealizimin në të ardhura. Mendimi i përgjithshëm që u krijua ishte se kjo rënie erdhi si pasojë e dështimit të administratës, çka edhe solli aksionin kundër evazionit dhe informalitetit. Por pas deklaratave të kryeministrit, edhe ministri i Funancave, Shkëlqim Cani, po e gjen shumë të lehtë që t’ia hedhë fajin importit, prodhimit vendas, apo ndryshimit të modelit. “2,3 miliardë lekë nga këto 15,5 mld lekë mungojnë për shkak të uljes së çmimit të naftës dhe atij të mineraleve në tregjet ndërkombëtare.
Katastrofa në KESH, rriten shpenzimet, bien të ardhurat 45%, humbet 158 milionë euro në 2014
Prodhuesi shtetëror i energjisë, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka shënuar një ecuri mjaft negative në vitin 2014, sipas të dhënave të publikuara në bilancin e saj. “Monitor” bën të ditur se të ardhurat e kompanisë ranë ndjeshëm me 45%, duke zbritur në 16 miliardë lekë (115 milionë euro), nga 29.2 miliardë lekë (209 milionë euro), që ishin në 2013-n. Sipas “Monitor” vetëm nga shitja e energjisë elektrike, të ardhurat ranë nga rreth 25 miliardë lekë, në rreth 11 miliardë lekë në 2014-n.
Crown Agents dështon me doganat në Shqipëri, drejt largimit
Mund të thuhet me plot gojën se Crown Agents dështoi në Shqipëri. Ministria e Financave nuk do të rinovojë më kontratën me kompaninë, e cila asiston doganat shqiptare. Qeveria në fakt në kontratën me Crown Agents i ka dhënë vetes të drejtë të ndërpresë marrëdhëniet pas vitit të parë në rast se nuk realizohen objektivat. Ndërkohë burime nga Ministria e Financave hedhin poshtë zërat se do të ketë rishikim të kësaj kontrate pasi kompania paguhet në bazë të performancës, raporton “Ora News”.