tajlanda
BRICS zgjerohet, Tajlanda aplikon për anëtarësim
Tajlanda do t’i bashkohet bllokut ekonomik BRICS. Lajmin e bëri të ditur vetë qeveria e vendit të Azisë Juglindore.
Kabineti në Bangkok ka miratuar tekstin e letrës zyrtare që shpreh qëllimin e Tajlandës për t'u bashkuar me grupin, tha zëdhënësi i qeverisë Chai Wacharonke në një deklaratë të cituar nga mediat lokale.
Në letër vlerësohet rëndësia e multipolaritetit dhe rolit në rritje të vendeve në zhvillim në çështjet ndërkombëtare.
Tajlanda hedh idenë e Shengenit të Azisë Juglindore
Tajlanda propozon krijimin e një zone të ngjashme me Shengenin në Azinë Juglindore, për të tërhequr më shumë turistë që shpenzojnë shumë.
Siç raporton Bloomberg, kryeministri tajlandez, Srettha Thavisin, e ka konsultuar këtë ide me homologët e tij në Kamboxhia, Laos, Malajzi, Mianmar dhe Vietnam.
Tajlanda pendohet për marijuanën, legalizimi drejt anulimit
Që kur drejtimin e qeverisë në Tajlandë e mori Srettha Thavisin, lufta kundër marijuanës ka qenë kryefjala e fjalimeve të saj. Ligji i miratuar një vit më parë, i cili liberalizoi përdorimin e marijuanës, ka gjasa të anulohet. Pheu Thai, partia në pushtet, ka paraqitur një projektligj për të ndaluar përdorimin rekreativ të kanabisit, duke e kufizuar atë vetëm te përdorimi mjekësor.
Protesta në Tajlandë kundër ndalimit të Pornhub
Qeveria tajlandeze ka provokuar reagime të shumta me anë të vendimit të saj për të ndaluar shfaqjen në territorin e vendit të 191 faqeve me përmbajtje pornografike. Mes këtyre faqeve është edhe Pornhub, faqja më e klikuar e industrisë pornografike në botë. Pikërisht ndalimi i kësaj të fundit është bërë më së shumti temë debate.