tabelat

KLGJ prezanton sistemin e normës për gjyqtarët

Postuar në 24 Dhjetor, 2019 17:22

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar së fundmi një vendim që parashikon administrimin e të dhënave statistikore për çdo gjyqtar. Për realizimin konkret të kësaj pune, KLGJ-ja ka miratuar modelet e tabelave standard – 50 gjithësej – në të cilat do të shënohen elementë të tillë si sasia, shpejtësia, heqja dorë nga gjykimi, volumi i çështjeve gjyqësore, të ndara sipas veprave penale apo civile përkatëse.

ARRSH dhe policia heqin natën tabelat dygjyhëshe në Bashkinë e Finiqit (Foto)

Postuar në 05 Maj, 2019 12:41

Pak ditë pas vendosjes së tabelave dygjuhëshe në Bashkinë e Finiqit që administrohet nga partia MEEGA e minoritetit grek, Autoriteti Rrugor Shqiptar me mbështetjen e policisë hoqi gjatë natës emërtimet në greqisht dhe shqip të vendosura në rrugët e kësaj njësie.

Hapin debat tabelat dygjuhëshe në minoritetin grek

Postuar në 03 Maj, 2019 15:18

Bashkia e Finiqit që i përket pakicës kombëtare greke ka vendosur në rrugët dhe hyrjet e fshtrave që ka nën administrim tabela dygjuhëshe në shqip dhe në greqisht që tregojnë emërtimet përkatëse.

Kjo është hera e parë që kjo e drejtë vihet në zbatim të plotë, pasi më herë tabela dygjuhëshe ka patur vetëm në autostradën Gjirokastër-Kakavijë, në zonën e Dropullit. Në të shkuarën megjithatë shpesh herë emërtimet në greqisht janë fshirë nga organizata apo shoqata patriotike.

Aksioni antiinformalitet, bizneset heqin tabelat e reklamimit

Postuar në 23 Tetor, 2015 09:18

Disa nga dyqanet në rrugë të ndryshme të Tiranës kanë hequr nga “koka” e tyre reklamat me emrin e markës apo emërtimin përkatës, shkruan “Monitor”. Në rast se, me nisjen e aksionit antiinformalitet, rrugët kryesore të kryeqytetit panë një mbyllje masive të dyqaneve, një fenomen i cili duket se po zëvendëson këtë të parin, është heqja e reklamave të dyqaneve. Të kontaktuar nga “Monitor” ata kanë shpjeguar se heqja e reklamës së tyre bëhet pasi mundësia për të përballuar taksën për të, është më e ulët tashmë që janë pajisur me kasa fiskale.

Subscribe to RSS - tabelat