substanca kancerogjene
Aliazhi i tubacioneve dhe dezinfektuesi krijojnë një kimikat kancerogjen në ujë
Tubat e ndryshkur të hekurit mund të hyjnë në veprim me dezinfektuesit e mbetur në sistemet e shpërndarjes së ujit të pijshëm, duke prodhuar krom gjashtëvalent, një substancë kancerogjene që mund të qarkullojë në ujin e pijshëm. Përfundimi ka dalë nga një studim i kryer nga inxhinierët në UC Riverside. Kromi si metal gjendet natyrshëm në tokë dhe ujërat nëntokësore.
Klori në ujësjellësin e Tiranës, ISHP-ja: “Bëjmë analiza çdo ditë. Çlirohen kimikate, por nuk është verifikuar që janë kancerogjene”
Ka disa ditë që mediat italiane të Jugut, po merren me çështjen e furnizimit me klor në ujësjellësaj e zonës së Pulias, ku ka rezultuar se ka substanca që mund të rezultojnë kancerogjene në një përqendrim të caktuar. Kompania që është nën hetim ka qenë pjesë edhe klorizimit të ujit në Tiranë ndaj shqetësimi është transferuar edhe këtu. Mirëpo, shefi i Departamentit të Shëndetit dhe Mjedisit në Institutin e Shëndetit Publik, Arben Luzati thotë për “ABC NEWS”se “nga klori çlirohen kimikate, por nuk është verifikuar që të jenë kancerogjene”.