Klori në ujësjellësin e Tiranës, ISHP-ja: “Bëjmë analiza çdo ditë. Çlirohen kimikate, por nuk është verifikuar që janë kancerogjene”

Postuar në 09 Mars, 2016 15:09

Ka disa ditë që mediat italiane të Jugut, po merren me çështjen e furnizimit me klor në ujësjellësaj e zonës së Pulias, ku ka rezultuar se ka substanca që mund të rezultojnë kancerogjene në një përqendrim të caktuar. Kompania që është nën hetim ka qenë pjesë edhe klorizimit të ujit në Tiranë ndaj shqetësimi është transferuar edhe këtu. Mirëpo, shefi i Departamentit të Shëndetit dhe Mjedisit në Institutin e Shëndetit Publik, Arben Luzati thotë për “ABC NEWS”se “nga klori çlirohen kimikate, por nuk është verifikuar që të jenë kancerogjene”. “Analizat e ujit kryhen çdo ditë në 570 pika të ndryshme, por Instituti i Shëndetit Publik nuk ka konstatur përmbajtje klori mbi normat e përcaktuara”, thotë Luzati. Ky mbetet një shqetësim që do të lidhet me përfundimin e hetimeve në Bari të Italisë, pasi nëse rezulton se klori i përdorur aty nga kompania që operon edhe në Shqipëri,  prodhon substanca kancerogjene, ndoshta edhe në Shqipëri duhet parë sesi do të ecet më tutje. 

 

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/68293

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.