studimi
Studimi: Golfstrimi ndalon brenda shekullit!
Një studim i universitetit të Kopenhagenit ka provokuar reagime për shkak të karakterit alarmant që përcjell dhe supozimeve të pambështetura. Sipas autorëve Peter Ditlevsen dhe Susanne Ditlevsen, Rryma e Golfstrimit që qarkullon në Atlantik dhe është rregullator termik në shkallë globale do të ndalojë diku mes viteve 2025-2095.
Gabimi në një studim shkencor detyron kreun e Universitetit Stanford të dorëhiqet
Presidenti i një prej universiteteve më prestigjioze në botë jep dorëheqjen pasi një grup kolegësh gjetën pasaktësi në studimet e udhëhequra prej tij disa dekada më parë.
Në mënyrë të veçantë, një studim i vitit 2009 për Alzheimerin, i udhëhequr nga dr. Tessier-Lavigne gjatë kohës kur ishte ekzekutiv i lartë në kompaninë e bioteknologjisë Genetech rezultoi se kishte "probleme të shumta" dhe "është nën standardet e zakonshme” të një punimi shkencor.
Puthja e parë në histori
Puthja e parë e dokumentuar në histori u dha 4500 vjet më parë në Mesopotami, 1000 vjet më herët sesa pretendohej deri tani. Një studim i publikuar në revistën «Science» e vendos origjinën e këtij zakoni në Azinë Jugore. Studimi i kryer nga Universiteti Danez i Kopenhagës rivlerëson njëkohësisht rolin e panjohur të puthjes në transmetimin dhe përhapjen e viruseve tek njerëzit.
Kur studenti korrigjon profesorin
Autorët e një punimi shkencor të vitit 2018 u detyruan të tërheqin studimin e tyre pasi tre studentë të doktoraturës gjetën një problem me metodën e ndjekur prej tyre. Studimi në fjalë bëri bujë kur u publikua për herë të parë. Autorët arritën në konkluzionin se nanoshtizat, struktura mikroskopike të ngjashme me ciflat e një objekti, mund të përdoren efektivisht në përmirësimin e terapive gjenetike.
Egjeu është i mbushur me mikroplastikë
Deti Egje është i mbushur me mikroplastikë. Një studim i ri i kryer studiuesit italianë dhe meksikanë gjeti se plastika është e pranishme në shkallë të gjerë në botën ujore.
Një e ardhme pa bletë dhe flutura
Popullatat e bletëve, sidomos ato në afërsi të zonave të mbipopulluara, janë reduktuar dukshëm vitet e fundit. Por një studim i ri afatgjatë, i botuar në revistën « Current Biology », del në përfundimin se edhe pjalmuesit që jetojnë në pyje të largëta, larg njerëzve dhe që nuk janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj sjelljeve të dëmshme si përdorimi i pesticideve kimike dhe shkatërrimi i habitatit, po zvogëlohen në numër në mënyrë progresive.
Shkencëtarët gjejnë në tru lidhjen mes trupit dhe mendjes
Marrëdhënia midis mendjes dhe trupit të njeriut i ka sfiduar mendimtarët e mëdhenj përgjatë shekujve, përfshirë Aristotelin dhe Dekartin. Përgjigja, megjithatë, duket se qëndron në vetë strukturën e trurit.
Më pak seks, më pak jetëgjatësi
Burrat e moshës së mesme dhe ata më të moshuar, që nuk kanë interes për seksin, priren të vdesin më herët se ata që kanë një jetëseksuale aktive. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në Japoni, që shqyrton për herë të parë lidhjen midis seksit dhe jetëgjatësisë.
Zbulohet qëllimi i strukturave gjigande të Neolitit: Kurthe për kafshët migratore
Një ekip kërkuesish nga Franca dhe Australia duket se kanë një përgjigje përfundimtare për strukturat gjigande të gurit në Lindjen e Mesme, që datojë nga epoka e Neolitit. Të mbiquajtura “balona” për shkak të iluzionit që japin kur shihen nga lart dhe të pikasura së pari në vitet ’20 të shekullit të kaluar, strukturat në fjalë që janë me f
Lajm i mirë/Delet aplikojnë rotacion liderësh në tufa dhe arrijnë inteligjencë kolektive
Një studim i tre universiteteve, Côte d'Azur, Toulouse dhe CY Cergy Paris Université, kanë përdorur fizikën teorike për të ekzaminuar sjelljen kolektive të një tufe delesh. Nga gjetjet e studimit rezulton se tufa e deleve alternon rolin e liderit dhe ndjekësit, duke çuar në finale në një formë të “inteligjencës kolektive”.