Studimi: Golfstrimi ndalon brenda shekullit!
Një studim i universitetit të Kopenhagenit ka provokuar reagime për shkak të karakterit alarmant që përcjell dhe supozimeve të pambështetura. Sipas autorëve Peter Ditlevsen dhe Susanne Ditlevsen, Rryma e Golfstrimit që qarkullon në Atlantik dhe është rregullator termik në shkallë globale do të ndalojë diku mes viteve 2025-2095.
Ky do të ishte një zhvillim që konsiderohet katastrofik pasi implikimet e ndryshimeve klimaterike që do të sillte do të çonte në krizë ushqimore dhe furnizimi me ujë. Mirëpo shkencëtarë të tjerë si Niklas Boers nga Universiteti i Mynihut bëjnë thirrje për kujdes dhe se sipas tyre “modelimi i ndjekur është thjeshtuar shumë”.
Veë autorët kanë pranuar se kanë bërë supozime që janë të pasigurta dhe probabiliste për një temë që ka kohë që diskutohet mes shkencëtarëve. Duhet thënë se asnjë deri më sot nuk ka parashikuar ndalimin e plotë të rrymës dhe ende nuk ka një model të gjithëpranuar për pasojat e një eventualiteti të tillë që mëgjithatë pranohet gjeësisht se do të afektojnë miliona njerëz.
Add new comment