Një e ardhme pa bletë dhe flutura

Postuar në 29 Prill, 2023 21:56

Popullatat e bletëve, sidomos ato në afërsi të zonave të mbipopulluara, janë reduktuar dukshëm vitet e fundit. Por një studim i ri afatgjatë, i botuar në revistën « Current Biology », del në përfundimin se edhe pjalmuesit që jetojnë në pyje të largëta, larg njerëzve dhe që nuk janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj sjelljeve të dëmshme si përdorimi i pesticideve kimike dhe shkatërrimi i habitatit, po zvogëlohen në numër në mënyrë progresive.

Bletët janë jetike për njerëzimit për shkak të funksionit që kryejnë si pjalmuese. Proceset bujqësore mbështeten në to, për shkak të rolit kritik në rritjen e kulturave që shërbejnë si ushqim për njeriun dhe kafshët ; ato luajnë një rol të ngjashëm kritik edhe në sistemet ushqimore natyrale.

Me pak fjalë, nëse humbasim bletët, humbasim shumë bimë, që do të thotë se humbim shumë kafshë, habitate dhe kultura me radhë.

Studimi 15-vjeçar, i cili përfundoi vitin e kaluar, gjurmoi nga afër popullatat e bletëve dhe fluturave në tre zona të ndryshme të largëta pyjore në pyllin kombëtar Oconee të Xhorxhias veriore.

Nga analizimi i të dhënave doli se afërsisht 62.5 për qind e popullatës fillestare të bletëve kishte humbur, ndërsa popullatat e fluturave u tkurrën me 57.6 për qind.

Edhe numri i bletëve rezulton të ketë rënë, pasi zona rezultoi se kishte humbur 39 për qind të biodiversitetit të specieve.

"Rezultatet tona sugjerojnë," paralajmërojnë autorët e studimit, "që rënia e mprehtë e pjalmuesve mund të mos kufizohet në zonat që përjetojnë probleme të drejtpërdrejta antropogjene."

Megjithëse nuk ka një shpjegim të qartë përse këto popullsi të largëta po zvogëlohen, studiuesit paraqitën disa hipoteza. Për shembull, prania e specieve pushtuese, veçanërisht një lloj milingone, mund të jetë e dëmshme për popullatën e bletëve.

Një tjetër faktor që studiuesit shohin me shqetësim është ndryshimi i klimës. Duke marrë parasysh se këtë të fundit nuk e kemi plotësisht nën kontroll, është e vështirë të parashikohet një rinovim i popullatave të këtyre insekteve, të paktën jo në afat të shkurtër.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.