Lajm i mirë/Delet aplikojnë rotacion liderësh në tufa dhe arrijnë inteligjencë kolektive
Një studim i tre universiteteve, Côte d'Azur, Toulouse dhe CY Cergy Paris Université, kanë përdorur fizikën teorike për të ekzaminuar sjelljen kolektive të një tufe delesh. Nga gjetjet e studimit rezulton se tufa e deleve alternon rolin e liderit dhe ndjekësit, duke çuar në finale në një formë të “inteligjencës kolektive”.
Në shumicën e sistemeve sociale të kafshëve, lëvizja kolektive nuk është një proces i vazhdueshëm, por ndodh në episode: lëvizjet kolektive p.sh ndërpriten për të pushuar apo ushqyer. Presupozohet se sjellja e tufës kërkon individë për të negociuuar vazhdimisht mbi drejtimin e udhëtimit
shprehet Fernando Peruani, një ndër kërkuesit.
Ky konstatim jep të kuptojë se ka të paktën një shkallë shkëmbimi informacioni, apo mekanizëm për këtë gjë që çon në një lloj vendimmarrjeje me konsensus. Kjo arrihet përmes një sjelljeje shumë hierarkike, diçka befasuese ndërkohë që tufat e deleve kanë një “lider të përkohshëm për faza të caktuara të lëvizjes”.
Studimi është interesant për të kuptuar se edhe në tufat e deleve rotacioni i liderëve është një gjë e natyrshme për të mirën e tyre dhe mbijetesën në grup. Është një gjetje që duhet të na bëjë të mendojë për përdorimin e krahasimeve që bëjmë shpesh me kafshët, duke menduar se kemi gjetur shembullin e duhur për sjellje strikt njerëzore.
Add new comment