studente

Kur një "regjim komunist" persekuton marksistët

Postuar në 19 Shkurt, 2019 10:40

Udhëheqja e Partisë Komuniste të Kinës këmbëngul t’i referohet marksizmit si një ideologji zyrtare. Megjithatë, Pekni akuzohet gjithashtu për përndjekje të studentëve marksistë që mbrojnë të drejtat e punëtorëve

Duke folur në zyrën e studimeve politik të PKK-së, krei i saj Ji Xi Ping analizoi nevojën për të kuptuar të vërtetën mbi marksizmin dhe rëndësinë e tij për socializmin sipas karakteristikave kineze. Ai theksoi rëndësinë e studimit të veprave të marksizmit dhe argumentoi se Partia Komuniste e Kinës është trashëgimtari shpirtëror i Manifestit Komunist.

Në ankth nga vendimi i Gjykatës për Vetting-un, projekton fajtorin në rast dështimi për hapjen e negociatave (Video)

Postuar në 18 Nëntor, 2016 13:23

Pas presionit ndaj Gjykatës Kushtetuese, kryeministri Rama ka stigmatizuar trupën e kësaj Gjykate, duke mos e fshehur frikën për një rrëzim të mundshëm të Ligjit të Vetingut dhe për pasojë moshapjen e negociatave të anëtarësimit në dhjetor, ashtu siç ka deklaruar vetë ai.
Në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, Rama i quajti gjykatësit e Kushtetueses njerëz që kanë tmerr nga Vettingu dhe nga një sistem që funksionon.

Nishani ligjëratë para studentëve: Në gjyqësor ka gjyqtarë që nuk kanë lidhje me sistemin

Postuar në 16 Tetor, 2015 13:04

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mbajti sot një ligjëratë përpara studentëve për reformën në drejtësi. Ai theksoi rëndësinë që reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirëse dhe për këtë reformë të merret edhe mendimi i botës akademike. Kreu i Shtetit tha se reforma në drejtësi është e rëndësishme për integrimin e vendit ne BE, duke theksuar se duhet të fokusohemi tek e ardhmja. Kreu i Shtetit ka kërkuar transparencë përmes një procesi krahasimor “Duhet transparencë përmes një procesi krahasimor.

Dy studentë zbulojnë galaktikën më të dendur të vëzhguar ndonjëherë

Postuar në 04 Gusht, 2015 19:19

Dy studentë të universitetit të San Jose në Kaliforni, zbuluan atë që konsiderohet galaktika më e dendur e vëzhguar ndonjëherë. Richard Vo dhe Michael Sandoval bënë zbulimin e galaktikë ultrakompakte dhe madje realizuan edhe një video ilustrim. Galaktikat e dendura janë shumë të ndriçuara, kompakte dhe me madhësi shumë të vogël. Ndaj edhe quhen xhuxhe. Nëse një e tillë do të vëzhgohej nga sipërfaqja e një planeti, do të shihej një qiell me 1 milionë yje njëherësh. Se çfarë ofron një pamje e tillë, mjafton të kujtohet se një vëzhgues nga Toka, sheh me sy të lirë vetëm disa mijëra yje.

Subscribe to RSS - studente