Kur një "regjim komunist" persekuton marksistët
Udhëheqja e Partisë Komuniste të Kinës këmbëngul t’i referohet marksizmit si një ideologji zyrtare. Megjithatë, Pekni akuzohet gjithashtu për përndjekje të studentëve marksistë që mbrojnë të drejtat e punëtorëve
Duke folur në zyrën e studimeve politik të PKK-së, krei i saj Ji Xi Ping analizoi nevojën për të kuptuar të vërtetën mbi marksizmin dhe rëndësinë e tij për socializmin sipas karakteristikave kineze. Ai theksoi rëndësinë e studimit të veprave të marksizmit dhe argumentoi se Partia Komuniste e Kinës është trashëgimtari shpirtëror i Manifestit Komunist.
Por për një numër studentësh të rinj nga universitetet më të mira kineze, rruga ishte e ndryshme nga ajo që propagandon Partia Komuniste. Ata vendosën të bëheshin marksiste kur arritën në kontakt me kushtet e punës në industrinë kineze. Edhe pse Kina mburret se dëshiron të ndërtojë socializmin, por për momentin ajo është një superfuqi kapitaliste dhe ekonomia e dytë e planetit. Pjesë e "mrekullisë ekonomike kineze" janë edhe kushtet e mjerueshme të punës.
Gjenerata aktuale e studentëve në Kinë ka lindur në mesin e viteve 1990. Ata as nuk kanë përvojën e shtypjes së përgjakshme të kryengritjes së studentëve në Tien në vitin 1989. Ata u rritën në një periudhë stabiliteti politik dhe prosperiteti relative, duke adoptuar politikën zyrtare të një fëmijë për familje.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, këta të rinj kur vijnë në kontakt me realitetin e shoqërisë kineze, p.sh. kur ata shkojnë për të punuar në një fabrikë gjatë pushimeve të tyre, ata ndeshen me një shfrytëzim shumë të ashpër. Për më tepër që Kina përjeton dekadën e katërt të një rritje shumë intensive kapitaliste, ku shumica e kompanive kanë tendencë për të imituar prodhimet perëndimore:, duke përkeqësuar kushtet e punës dhe kufizuar veprimet sindikale.
Add new comment