Në ankth nga vendimi i Gjykatës për Vetting-un, projekton fajtorin në rast dështimi për hapjen e negociatave (Video)
Pas presionit ndaj Gjykatës Kushtetuese, kryeministri Rama ka stigmatizuar trupën e kësaj Gjykate, duke mos e fshehur frikën për një rrëzim të mundshëm të Ligjit të Vetingut dhe për pasojë moshapjen e negociatave të anëtarësimit në dhjetor, ashtu siç ka deklaruar vetë ai.
Në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, Rama i quajti gjykatësit e Kushtetueses njerëz që kanë tmerr nga Vettingu dhe nga një sistem që funksionon.
"Unë dua ta ndaj me ju frikën time që nuk do të jetë e lehtë, madje kam shumë frikë se do të jetë më shumë se sa e vështirë që Gjykata Kushtetuese të mos e pengojë ligjin dhe të mos e cënoje atë, në pikën ku ligji i cënuar t’i bëhet mbrojtje gjykatësve dhe prokurorit të korruptuar dhe ligji i cënuar t’i bëhet pengesë Shqipërisë për të hapur negociatat me BE . Kush me një mëndje të kthjellët dhe me zemrën në vendin e vet do të mund t’ia bënte atdheut të tij një gjë të tillë?! Ja se kush. Ata të cilët kanë tmerr nga Vetingu. Ata të cilët kanë tmerr nga ideja se sistemi duhet t’i kalojë më të mirëve dhe duhet të bëhet në rradhë të parë ai vetë një sistem që funksionon për më të mirët në mënyrë që pastaj përmes më të mirëve të funksionojë për njerëzit e zakonshëm. Në Kosovë që është një vend që nuk mund të quhet model i përsosur europian i drejtësisë, vettingu fshiu 35% të trupës"-theksoi Rama.
Add new comment