Nishani ligjëratë para studentëve: Në gjyqësor ka gjyqtarë që nuk kanë lidhje me sistemin
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mbajti sot një ligjëratë përpara studentëve për reformën në drejtësi. Ai theksoi rëndësinë që reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirëse dhe për këtë reformë të merret edhe mendimi i botës akademike. Kreu i Shtetit tha se reforma në drejtësi është e rëndësishme për integrimin e vendit ne BE, duke theksuar se duhet të fokusohemi tek e ardhmja. Kreu i Shtetit ka kërkuar transparencë përmes një procesi krahasimor “Duhet transparencë përmes një procesi krahasimor. Unë kam kundërshtuar shmangien e gjykatës kushtetuese” Presidenti i Repuiblikës tha se duhet të fokusohemi tek e ardhmja pasi e ardhmja e vendit tonë është me potenciale të mëdha. “T’i adresohesh studentëve është privilegj i veçantë. Shqipëria është një vend me të shkuar jo bujare. Unë jam partisan i idesë se duhet të orjentohemi nga e ardhmja, sepse e ardhmja e vendit tonë është me potenciale të mëdha”
Sipas presidentit Nishani, në sistemin gjyqësor ka gjyqtarë që nuk kanë lidhje me sistemin dhe kanë depërtuar në forma të ndryshme. Presidenti theksoi gjithashtu se në sistem ka edhe prokurorë që nuk bazohen tek oficeri i policisë gjyqësore. Gjatë një takimi që zhvilloi sot me studentë e drejtësisë, kreu i shtetit tha se reforma në drejtësi është çatia ngrehina e një shtëpie.
Add new comment