stadiumi
Një kryeministër që përdor kompleksin e inferioritetit si argument dhe mbrojtje
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duket se ka humbur qetësinë në raport me kundërshtitë që ka prodhuar projekti i ri i stadiumit në Tiranë. Ndalimi i disa gazetarëve që kërkonin të hynin në mbledhjen e djeshme ku diskutohej – vetëm nga një njeri – projekti, dëshmon këtë gjë. Kryeministri u justifikua se “ata nuk kishin ftesë”. Apo se “shoqata e arkitektëve e mbështeti projektin”, duke aluduar se atë e miratojnë profesionistët dhe e kundërshtojnë “gjithologët”. Të cilët meqë ra fjala ishin shumë të dobishëm kur i kundërviheshin Berishës thuajse për çdo gjë.
Stadiumi – model i duhur në vendin e paduhur
Kam dëgjuar njerëz që e kundërshtojnë ndërtimin e stadiumit kombëtar nga një investitor privat, duke argumentuar se nuk i duhet falur një tokë e vlefshme publike një firme private.
Një kullë që ka prishur qetësinë. U nis për dëgjesë publike, u bitis në monolog
Sot është zhvilluar një dëgjesë publike për “Arenën Kombëtare”, siç quhet ndryshe stadiumi që do të ndërtohet aty ku aktualisht është “Qemal Stafa”. U quajt dëgjesë publike, por në fakt nuk rezultoi e tillë, pasi disa njerëz të angazhuar publikisht nuk u lejuan të hyjnë. Fatos Lubonja e cilësoi ndalimin nga rojet si të turpshëm dhe shenjë se pas fjalës së bukur partneritet publik privat, fshihet shumëçka. Vetë kryeministri Edi Rama doli për të mbrojtur kullën e stadiumit, për të cilën ka shumë debat.
Kryelarti që shikon vetëm lart
Teksa rreth projektit për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar po ngrihen hije të mëdha dyshimi që lidhen me ndërtimin e kullës së biznesit dhe kontratën me kompaninë AlbStar, kryeministri lavdëron veten për çka ka bërë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sportit. “Sot është Dita e Trashëgimisë Kulturore dhe Sportit, e cila na gjen kryelartë për gjithçka kemi bërë e po bëjmë, për të mbrojtur trashëgiminë dhe mbështetur sportin, duke investuar në këto dy drejtime ne 30 muaj, më shumë energji e fonde se sa në njëzet e kusur vite të marra së bashku!
Disa fjalë për sihariqin e fundit të Sali Berishës
Ne “hakmarrësit” sot morëm sihariqin e radhës. Qenkemi në ortakëri për ndërtimin e një kulle pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Nuk i kemi të rralla sihariqet, por ky i sotmi është më “shtatlartë” se të tjerët, është kullë. Kemi 20 vjet që krimet dhe ndërtimet “tona” i marrim vesh nga Sali Berisha. Dhe kjo është normale. Se nga kush tjetër, përveçse nga ideatori dhe pronari i “Hakmarrjes për Drejtësi” do t’i merrnim vesh? Ai e ndien për detyrë që sa herë ndodhin krime të rënda dhe ka ndërtime të mëdha, “Hakmarrja” e tij të ketë pjesën e saj.
"Arena" është e shqiptarëve. Kurse Kulla është e “Tironës”
Debateve për stadiumin e ri, “Arena Kombëtare”, projekti i të cilit u prezantua javën e kaluar, i është përgjigjur sot edhe kryeministri Edi Rama. Nga profili i vet në Facebook, Rama sjell si shembull Uemblin. “A ishte Wembley i vjeter nje monument kulture? Jo vetem ishte nje perle e trashegimise kulturore, po edhe nje monument i historise se futbollit boteror, jo thjesht anglez. E megjithate erdhi koha qe te shembej per t'ia lene vendin Wembley-it te ri, sepse ashtu sic ishte, produktivitetin e kishte minimal ndersa kostot e mbajtjes se tij ne jete ishin te jashtezakonshme.
26 vjet nga Revolta në Stadiumin e Kavajës
Pas rënies së Murit të Berlinit dhe Bashkimit të dy Gjermanive ishte e qartë për këdo se sistemi komunist kishte falimentuar dhe përfundimisht edhe transformimet demokratike filluan në të gjitha vendet e ish- lindjes komuniste. Ky proces i filluar nga Gorbaçovi në mëmëdheun e komunizmit me dy parullat emblemë : transparencë e pjesëmarrje, shkallë-shkallë preku të gjitha këto vende. Veç Shqipëria komuniste e Ramiz Alisë dhe Partisë së Punës, që nuk perëndon, nuk tundej nga istikami.
Prishet "Qemal Stafa". Qeveria në kërkim të konçesionarit për ndërtimin e stadiumit të ri. Pse përjashtohet modeli aksioner?
Stadiumi “Qemal Stafa” do të shembet në fillim të vitit 2016 për t’i hapur rrugë ndërtimit të një stadiumi të ri: “Arena Kuqezi” me 22 mijë vende. Arben Dervishi, anëtarii i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit ka deklaruar për “shqiptarja.com” se projekti i ri nuk ndryshon nga projekti italian. “Pas 2-3 muajsh, ose më saktë në Janar të vitit të ri 2016 do të nisë që të shembet stadiumi aktual “Qemal Stafa. Të gjitha tribunat do të jenë të mbuluara.