spiunazhi
Luftë spiuanzhi SHBA-Rusi
Klima e Luftës së Ftohtë duket se po rikthen edhe pasazhet e saj më të dukshme që është përballja e spiunazhit. Mediat e huaja raportojnë për arrestimin e një qytetari amerikan në Moskë në datën 28 dhjetor nga shërbimi sekret rus, FSB.
Kundërveprimi i Iranit: Ish-ministri izraelit Gonen Segev, spiuni ynë
Pak javë më parë kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu doli në një konferencë për shtyp përmes së cilës deklaroi se shërbimet sekrete të vendit të tij kishin kapur një material prej 54 mijë faqesh të sekreteve bërthamore iraniane. Pretendimi I tij u rimor nga presidenti amerikan Donald Trump si dëshmi e rrezikut Iranian.
Eli Cohen, agjenti izraelit që u përfol për president të Sirisë
Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” publikonte dje një shkrim relativisht të gjatë për Eli Cohen, ish-agjenti izraelit, që u ekzekutua nga autoritetet siriane për shkak të aktivitetit të tij të spiunazhit.
SHBA, bllok kompanive kineze të telekomunikacionit
Bllok Kinës në tregun amerikan të telekomunikacioneve. Reuters raporton se Kongresi amerikan i ka kërkuar kompanisë së njohur AT&T, e dyta për shërbimin ëireless që të ndërpresë të lidhjet tregëtare me prodhuesin kinez. Huwei Technologies Co LTD dhe t’u kundërvihet planeve nga operatori kinez China Mobile LTD për të hyrë në tregun amerikan për shkak të shqetësimeve që lidhen me sigurinë.
Akuza e Gjermanisë: Kina përdor rrjetin Linkedin për aktivitete spiunazhi
Rrjetet sociale po përdoren edhe për aktivitete spiunazhi. Të paktën këtë mendon shërbimi gjerman i kundërzbulimit, BfV, sipas të cilit Kina ka aktivizuar taktikat e reja informative për të penetruar dhe mandej rekrutuar njerëz në establishmentin politik të Gjermanisë.
CNN Greece: Tensionet Beograd-Shkup, “luftë” spiunazhi SHBA-Rusi
Vendimi surprizë nga Beogradi për t’i vënë drynin të dielën në mbrëmje ambasadës serbe në Shkup fillimisht u interpretua si një reagim ndaj synimit të Maqedonisë për të votuar në favor të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Por gazetat në favor të presidentit Vuçiç denoncuan një ditë më pas Shkupin për përgjime të zyrtarëve serbë, veprime që sipas tyre kanë pasur ndihmën dhe bashkëpunimin e shërbimeve të huaja, më konkretisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Betejë spiunazhi në Ballkan
"Me ndihmën e CIA-s dhe aktorëve të tjerë perëndimorë, agjencitë e inteligjencës shqiptare, kroate dhe malazeze mund të bëhen një kërcënim i ri për Serbinë për shkak të marrëdhënieve të saj me Rusinë". Kështu shkruhet në një artikull të Sputnik që ka biseduar me një ish-punonjës të inteligjencës jugosllave.
Sipas një burimi të cituar nga Sputnik, Serbia duhet të jetë e kujdesshme për një rrjet spiunazhi shqiptaro-kroat, sepse këto dy shtete kanë më shumë ankesa ndaj Beogradit sesa të tjerët.
Të gjithë pas vrimës së çelësit. Shërbimi gjerman, spiunazh masiv ndaj ShBA
Nami i doli NSA-së amerikane, por duket se në maninë për të parë pas vrimës së çelësit, garojnë të gjithë. Mes tyre edhe kampionët e mbetur të liberalizmit global, gjermanët.
Paranojë apo politikë e qëllimshme? Këshilltari i Erdogan: Të huajt që drejtojnë emisione gatimi, janë spiunë
Gjermania miraton ligj që lejon spiunazhin kundër aleatëve të BE-së
Parlamenti federal i Gjermanisë miratoi një projekt-ligj të debatueshëm që lejon shërbimin gjerman të inteligjencës (BND) të kryejë operacione spiunazhi kundër shteteve anëtare dhe institucioneve të BE-së.
Ligji që u miratua të premten përfshin një sërë masash për të përmirësuar kontrollin e veprimitarisë së Shërbimit të Inteligjencës Gjermane pas zbulimeve nga Edëard Snoëden, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA (NSA).