Betejë spiunazhi në Ballkan

Postuar në 13 Korrik, 2017 20:28

"Me ndihmën e CIA-s dhe aktorëve të tjerë perëndimorë, agjencitë e inteligjencës shqiptare, kroate dhe malazeze mund të bëhen një kërcënim i ri për Serbinë për shkak të marrëdhënieve të saj me Rusinë". Kështu shkruhet në një artikull të Sputnik që ka biseduar me një ish-punonjës të inteligjencës jugosllave. 

Sipas një burimi të cituar nga Sputnik, Serbia duhet të jetë e kujdesshme për një rrjet spiunazhi shqiptaro-kroat, sepse këto dy shtete kanë më shumë ankesa ndaj Beogradit sesa të tjerët.

"Bosnje Hercegovina është një protektorat ndërkombëtar i Perëndimit dhe prandaj përpjekjet për të mbajtur gjithçka nën kontroll janë të natyrshme. Vendet perëndimore duan të dinë më shumë për lidhjet midis Republikës Serbe dhe Serbisë, dhe mbajnë dorën e tyre mbi shërbim. Kjo është arsyeja pse ata përfshinë inteligjencën boshnjake, e cila dominohet nga punonjësit e Bosnjes"-tha Ish shefi i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë të Serbisë, Andrija Saviç, duke shtuar se aktivitetet e spiunazhit lidhen me dëshirën e vendeve perëndimore për të mbajtur nën kontroll rajonin.
Ndërsa Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, tha në një intervistë me gazetën kroate Vecernji list se një agjenci e inteligjencës e Bosnje-Hercegovinës ka për detyrë të spiunojë udhëheqjen serbe, si dhe autoritetet kroate.

Savic vuri në dukje se agjensia e inteligjencës boshnjake nuk ka aftësi për të spiunuar e vetme Beogradin apo Zagrebin. Prandaj ka të ngjarë të marrë ndihmë nga agjencitë e inteligjencës turke ose agjensi të tjera të zbulimit të vendosura në Bosnje.
Sipas tij, gjëja më shqetësuese është se agjencia e inteligjencës boshnjake punon në bashkëpunim të ngushtë me udhëheqjen e vendit, e cila nga ana e saj ka lidhje të forta financiare dhe fetare me Ankaranë, Teheran dhe Riad.

https://sputniknews.com/europe/201707131055512117-balkans-spy-battle/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.