skandali
Skandali në Ministrinë e Jashtme/Njoftim ambasadave: Gent Cakaj është ministër me kompetenca të plota
Skandali që po konsumohet me Ministrinë e Jashtme dhe për Evropën nuk ka precedent dhe ai i shkon për shtat vetëm një njeriu si Edi Rama.
Zoti Rama është ministër i Jashtëm me dekret presidencial dhe një fakt i tillë është reflektuar në faqen online të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë ku z. Rama figuron si titullar. Ditën e parë të marrjes së detyrës, z. Rama tha vetëm dy fjali:
Njolla që mbeti në histori...!
Më 17 janar, 1998 u zbulua ajo që u quajt afera erotike e ish-presidentit amerikan Bill Klinton, me nëpunësen rishtare të Shtëpisë së Bardhë, Monica Levinksi. Skandali la gjurmë në historinë bashkëkohore të Shteteve të Bashkuara dhe edhe pse kanë kaluar 21 vjet, ... megjithatë njolla e Klinton në rrobat e Monica ende kuriozon publikun amerikan.
23-vjeçarja Levinski filloi punë në Shtëpinë e Bardhë në 1995 me një detyrë në zyrën presidenciale. Takimi i saj me 52 vjeçarin Clinton u provua fatal dhe lidhja e saj e paligjshme zgjati rreth dy vjet.
Air Force Juncket, qindra mijëra euro bileta në udhëtime private nga Presidenti i KE-së
Gazeta e njohur britanike “Daily Mail” ka publikuar tri ditë më parë një investigim mbi udhëtimet presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker. Sipas raportit të saj, në 21 vizita zyrtare nga 43 të tilla gjithësej, Juncker ka udhëtuar me avion privat, ndonëse kjo është e ndakuar nga Komisioni përveçse kur nuk ka mundësi të tjera.
A po e shpëton protesta Gjiknurin?
Qeveria po kalon ditë të vështira si në çështje të imazhit, por edhe të skandaleve që po konsumon, ku më flagrante është megavjedhja në dy tenderat që iu dhanë kompanisë "DH Albania", me përfaqësues ligjor një receptionisti 26 vjeçar.
Prokuroria u vu në lëvizje vetëm pas publikimit në media të dokumentave të falsifikuara, duke bërë për shumë kohë të shërdhëtin edhe pse nga opozita kishte denoncime të vazhdueshme.
VOA: Pas kompanisë DH Albania fshihet biznesmeni Bashkim Ulaj
Në Shqipëri janë shtuar pyetjet rreth firmës së regjistruar në Delaëare të SHBA, Dunëell Haberman, e cila përmes falsifikimit të dokumenteve të regjistrimit kompani kishte arritur të siguronte dy kontrata me vlerë prej rreth 30 milionë eurosh nga qeveria shqiptare. Firma kryente biznes me emrin DH Albania dhe në regjistrat kombëtarë si përfaqësues i saj figuron 26-vjeçari Avdjol Dobi.
Weinstein nuk pranon akuzat
Ish-producenti i Hollywood, Harvey Weinstein, i cili po ndiqet penalisht për një përdhunim në vitin 2013 dhe një sulm seksual në vitin 2004, nuk pranoi asnjë fajësi për akuzat. 66-vjeçari, i cili ka qenë i akuzuar nga rreth 100 gra muajt e fundit, u paraqit në gjykatë në Manhatan, me një kostum të errët dhe kravatë
Skandali me emigrantët, ministrja britanike jep dorëheqjen
Ministrja e Brendshme britanike, Amber Rudd dha dorëheqjen të dielën për shkak të skandalit në trajtimin e emigrantëve që u dyndën në Britani të Madhe nga ishujt Karaibe menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.
54 vjeçarja, ishte gjetur në qendër të rreagimeve pas zbulimit se shërbimet e saj kishin vendosur një numër të caktuar për deportimin e kësaj kategorie emigrantësh dhe pasardhësve të tyre, të cilët ndihmuan në rindërtimin e Britanisë.
"Pandemia" anti-Facebook(foto)
Pas skandalit me Cambridge Analytica, një fushatë e vërtetë kundër Facebook ka nisur në media. "The Guardian" dhe "Mashable" janë ndër më agresivet, ndërkohë që "The Economist" shfaqet me një koertinë të goditur.
"Dështim epik", thuhet në të. Më poshtë disa imazhe që ilustrojnë këtë luftë ndaj rrjetit në fjalë.
Gabime dhe gënjeshtra, Zuckerberg detyrohet t’i pranojë
Në vazhdën e skandalit me keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve të Facebook nga kompania Cambridge Analytica, CEO i Facebook, Mark Zuckerberg pranoi se " janë bërë gabime" nga kompania e tij në menaxhimin e kësaj çështje.
Kreu i gjigandit amerikan mori përgjegjësi personale për vjedhjen e të dhënave personale të pesëdhjetë milionë përdoruesve të Facebook nga Cambridge Analytica, duke thënë se " unë jam themelues i Facebook dhe në fund të ditës unë jam përgjegjës për atë që ndodh në platformën" .
Skandal me emërimet e Juncker, do kryhen hetime
Shumë eurodeputetë shprehën indinjatë dhe zemërim të hënën për emërimin e papritur dhe të errët të Martin Selmaier, në postin më të lartë “burokratik” në Komisionin Evropian, atë të Sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit Evropian. Selmaier, kreu i zyrës së Presidentit të Komisionit Evropian Juncker që nga viti 2014, u emërua në postin strategjik muajin e kaluar në një proces ku shumë prej eurodeputetëve nuk hezituan për ta karakterizuar "grusht shteti" që ka goditur rëndë besueshmërinë e të gjithë BE-së.