Air Force Juncket, qindra mijëra euro bileta në udhëtime private nga Presidenti i KE-së
Gazeta e njohur britanike “Daily Mail” ka publikuar tri ditë më parë një investigim mbi udhëtimet presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker. Sipas raportit të saj, në 21 vizita zyrtare nga 43 të tilla gjithësej, Juncker ka udhëtuar me avion privat, ndonëse kjo është e ndakuar nga Komisioni përveçse kur nuk ka mundësi të tjera. Udhëtimet në të cilat Presidenti i Komisionit, i përfolur edhe si një pijanec e palaço për shumë prej veprimeve të tij,janë kryer mes muajve janar e nëntor duke e çuar faturën në qindra mijëra euro.
Gazeta shkruan se vetëm kostoja e një udhëtimi privat për në Tunizi ishte 32 943 stërlina, ndërkohë që këtë udhëtim Komisioni e ka konfirmuar për gazetën. Sipas komisionit aty ishin 13 persona me një mesatare për biletë prej 2 357 stërlina.Në një udhëtim tjetër për në Helsinki, Juncker ka paguar biletë prej 23 422 stërlinash, ndërkohë që Komisioni ka deklaruar se janë paguar për 11 persona bileta me çmim mesatar prej 1 953 stërlinash.
Udhëtimi katërditor i Juncker në Ballkanin Perëndimor ka kushtuar 6 734 stërlina për person. Juncker nuk ka hezituar të marrë avionë privatë edhe për vizita në Gjermaninë fqinje.
Air Force Juncket, kështu e ka quajtur me ironi aktivitetin ajror të presidenti të KE-së, deputeti brianik David Campbell Bannerman ndërkohë që Britania po negocion për faturën e ndarjes me BE-në.
Një histori korrupsioni dhe një dëshmi se përse ka kaq mëri dhe rritje të populizmit në Europën e cila i është besuar njerëzve si ky Juncker e që do të përdoret nga Britania për të pyetur se përse po paguhen këto para.
Add new comment