siperfaqja

Lamtumirë edhe Gardës së Republikës. 25 mijë m2 me gjithë godinë kalojnë në pronësi të Bashkisë Tiranë

Postuar në 23 Korrik, 2018 13:10

Në datën 4 korrik të këtij viti, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të kalojë në përgjegjësi administrimi të Bashkisë së Tiranës një sipërfaqe prej 25 004 m2 nga të cilat 2853 m2 i përkasin godinës së Gardës së Republikës. Sipërfaqja është në hyrjen veriore të Parkut të Liqenit, dhe kufizohet me Akademinë e Artve dhe Korupsin Universitar.

Parkingu te sheshi “Italia”, më i shtrenjtë se ai te sheshi “Skënderbej”

Postuar në 27 Nëntor, 2017 17:28

Për herë të dytë Sheshi Italia do të kthehet në parking publik me pagesë. Bashkia e Tiranës ka çelur tenderin për parkingun e ri që do të kushtojë dyfish më shtrenjtë se parkingu i sheshit Skënderbej, edhe pse është  dy herë më i vogël.

TemaTv

Raporti/Sipërfaqja e tokës së punueshme është 1.87 miliardë ha. 15-20% më e madhe nga sa mendohej

Postuar në 18 Nëntor, 2017 21:19

Sipërfaqja bujqësore në botë është 15-20% më e madhe nga sa mendohej deri më sot.  Një raport i publikuar nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA, konkludon se toka e punueshme arë, arrin në 1.87 miliardë hektarë. Rivlerësimi shpjegohet si pasojë e pasaktësive në hartat e mëparëshme. Në krye të listës për sipërfaqen më të mëdha qëndron India me 179.8 milionë ha, pasuar nga SHBA me 167.8 milionë ha, Kina me 165.2 milionë ha pasuar nga Rusia.

Gjurmimi i sipërfaqes tokë arë konsiderohet me rëndësi për menaxhimin e mbjelljeve dhe mandej në zinxhirin ushqimor që po kthehet në problem global.  

Taksa e shtëpisë tani mbi çmim reference, jo sipërfaqen

Postuar në 07 Tetor, 2017 18:39

Top-Channel  raportonte sot për projektligjin për ndryshimin e taksës së banesës, që ka kohë që përflitet se do të diskutohet. Sipas këtij televizioni, qeveria ka menduar që të ndryshojë formulën e përllogaritjes së taksës duke hequr kriterin e sipërfaqes për të vendosur taksë mbi në çmim reference që caktohet nga qeveria. TCh shton se ndonëse bëhet ky ndryshim, taksa për banesën e parë nuk do të rritet. Rritje do të pësojë  taksa për banesat e dyta apo të treat, pra për atë kategori që ka më shumë se një apartament në pronësi.

Subscribe to RSS - siperfaqja