Taksa e shtëpisë tani mbi çmim reference, jo sipërfaqen

Postuar në 07 Tetor, 2017 18:39

Top-Channel  raportonte sot për projektligjin për ndryshimin e taksës së banesës, që ka kohë që përflitet se do të diskutohet. Sipas këtij televizioni, qeveria ka menduar që të ndryshojë formulën e përllogaritjes së taksës duke hequr kriterin e sipërfaqes për të vendosur taksë mbi në çmim reference që caktohet nga qeveria. TCh shton se ndonëse bëhet ky ndryshim, taksa për banesën e parë nuk do të rritet. Rritje do të pësojë  taksa për banesat e dyta apo të treat, pra për atë kategori që ka më shumë se një apartament në pronësi. Do të duhet pritur zbardjhja e draftit dhe argumentimi që qeveria ka për të për kuptuar synimet. Edhe nëse nuk flitet për rritje taksash për shtresa të caktuara, por për një taksim progresiv, duhet thënë se numri I taksave që po vilen në fakt po shtohen. Si total, barra fiskale mbi shoqërinë  është rritur dhe kjo e bën qeverinë e majtë më presuese në këtë drejtim, edhe pse vjelja e taksave nuk ka pësuar ndonjë ndryshim thelbësor.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=365448#k2

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.