taksa e baneses
"Nuk ka taksë të diferencuar për shtëpitë e dyta"
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka deklaruar sot para gazetarëve se qeveria nuk parashikon rritje të taksës për banesat e dyta. Pra nuk parashikohet taksim i diferencuar. Sipas ministrit, taksimi nuk do të jetë fiks, por do të bazohet mbi vlerën e transaksionit me çmimn e tregut. Po kështu, ministri ka bërë të qartë se askush nuk pretendon që këto masa do të jenë efektive 100% që në 1 janar, por ato nisin që nga kjo datë.
Taksa e shtëpisë tani mbi çmim reference, jo sipërfaqen
Top-Channel raportonte sot për projektligjin për ndryshimin e taksës së banesës, që ka kohë që përflitet se do të diskutohet. Sipas këtij televizioni, qeveria ka menduar që të ndryshojë formulën e përllogaritjes së taksës duke hequr kriterin e sipërfaqes për të vendosur taksë mbi në çmim reference që caktohet nga qeveria. TCh shton se ndonëse bëhet ky ndryshim, taksa për banesën e parë nuk do të rritet. Rritje do të pësojë taksa për banesat e dyta apo të treat, pra për atë kategori që ka më shumë se një apartament në pronësi.