shteti

Pa kupon tatimor, pa kartë identiteti. Ku jetojmë?

Postuar në 17 Shtator, 2015 16:00

Fushata kundër informalitetit dhe evazionit po kap kufijtë e të drejtave në Shqipëri, duke shpalosur si filozofi terrorin ndaj qytetarëve. “Monitor” shkruan se “në dy ditët e fundit, individët të cilët, krahas mallrave të ndyshme (kryesisht ushqimore) nuk kanë qenë të pajisur me kuponin tatimor, të ndaluar nga tatimorët janë detyruar të dorëzojnë kartën e tyre të identitetit, si penalizim”. “Burime nga Tatimet pohojnë për “Monitor”, se kjo është pjesë e procedurës normale të punës, pasi që individi të paguajë gjobën sipas ligjit, nevojitet identifikimi i tyre”, vijon raportimi.

Shteti komunikon me facebook

Postuar në 03 Shtator, 2015 00:12

Ç’është e vërteta, Facebook-u gjithmonë më është dukur punë kalamajsh. Domethënë, ai është shumë i përshtatshëm për të flirtuar, për të gjetur ndonjë mik të hershëm që ke vite pa e takuar, për të bërë thashetheme, e sidomos për të luajtur “FarmVille”. Por nuk më jep përshtypjen se mund të përdoret dhe për punë zyrtare, e për deklarata të rëndësisë së veçantë të njerëzve më me peshë të shtetit. Në Shqipëri kjo ndodh rëndom, Facebook-u përdoret nga të gjithë zyrtarët e lartë për të thënë gjëra, që në fakt duhen arkivuar me numër protokolli.

Videoarkiva/Vlorë 1997 - Rënia e plotë e shtetit

Postuar në 19 Gusht, 2015 10:21

Pse nuk interesohet shteti shqiptar për azilkërkuesit, kur edhe në Gjermani ka solidaritet?

Postuar në 13 Gusht, 2015 13:58

“Mapo” sjell në vëmendje një rast interesant që lidhet me azilkërkuesit shqiptarë. “Mëngjesin e të enjtes, një azilkërkues telefonoi në një emision të njohur televiziv në Shqipëri. Bëri një pyetje, që për moderatorin ngjau shumë naive. “Pse nuk kujdeset qeveria shqiptare për ne që jemi azilkërkues në Gjermani dhe që po na trajtojnë keq”. Moderatori shqiptar iu përgjigj ashpër se Gjermania ka rregullat e saj dhe ato duhen zbatuar. I ndjerë në faj, azilkërkuesi u largua”, shkruan gazeta në fjalë.

Shënim: Informalët që luftojnë informalitetin

Postuar në 05 Gusht, 2015 12:32

"Ne do bëjmë shtet". Për publikun shqiptar tingëllon si një togfjalësh sa ushtarak aq edhe teatral, por në fakt ky ka qenë zotimi politik i Edi Ramës kur kërkoi votat për t'u bërë kryeministër i vendit.  Parrullë të cilën e ka përsëritur kur i është dashur të justifikojë brutalitetin e aksionit për vjeljen e detyrimeve të prapambetura të energjisë dhe atë të ndërtimeve pa leje. Një mesazh që u përcoll nga lart poshtë për të na kujtuar se nuk ka tolerancë me ligjin kur bëhet fjalë për të marrë ato që i takojnë shtetit, me hir apo me pahir.

Pages

Subscribe to RSS - shteti