Shqiperia
Zhgënjimi i radhës përtej "dashakeqësisë" së mediave
Pak ditë më parë ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, ia faturoi medias interpretimet keqdashëse për ekonominë shqiptare, duke deklaruar se ana tjetër e medaljes që mediat nuk duan ta shohin është rritja e investimeve të huaja në ekonomi dhe përmirësimi i klimës së biznesit. Sot Shoqata e Investitorëve të Huaj publikoi indeksin e klimës së biznesit, i cili ka vijuar rënien në të katërt 3- mujorët e 2015-s.
Shqipëria në 108 vendet e rrezikuara nga kriza e borxhit
Ekspertët gjermanë të zhvillimit tërheqin vëmendjen për zhvillime të reja të rrezikshme lidhur me krizën e borxheve shtetërore në vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion. “Ne shohim prej vitesh një përkeqësim dramatik të situatës së borxheve në hemisferën jugore në përgjithësi”,- deklaroi Jürgen Kaiser nga organizata “Erlassjahr.de” gjatë paraqitjes së raportit të borxheve 2016 të përpiluar bashkërisht me organizatën e ndihmës Misereor.
BE kërkon prova për dënimin e korrupsionit në nivele të larta, SHBA e ka me Prokurorinë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e të drejtave të njeriut për vitin 2015. Në pjesën për Shqipërinë thuhet se problem mbetet pandëshkueshmëria. “Qeveria nisi disa hetime për zyrtarë të lartë, por prokuroria më pas i rrëzoi çështjet”- shkruhet në raport. Më tej thuhet se veçanërisht dënimi i zyrtarëve të lartë që kanë kryer abuzime mbetet sporadik dhe i pandjeshëm. Një tjetër problem sipas Departamentit të Shtetit mbetet përhapja e korrupsionit kryesisht në sistemin gjyqësor dhe atë shëndetësor. Edhe Bashkimi Europian shton presionin ndaj Tiranës.
Schmitt: Ndarja e vështirë nga enverizmi
Oliver Jens Shmitt, historiani zviceran që hapi shumë polemika me botimin me për Skëndërbeun, vjen me një konstatim për Shqipërinë e sotme, të cilën e sheh të lidhur ngushtë me enverizmin jo vetëm tek brezi i vjetër, por si një traumë që po u përcillet edhe brezave të rinj. Në një shkrim përkujtimor për studiuesin Ardian Klosi, dhe duke iu referuar disa studimeeve Schmitt thotë se ka një përpjekje për të rehabilituar figurën e ish-diktatorit. “Fakt është se barra e traumës së Enverizmit ka mbetur e papërpunuar deri më sot.
Ftesë për kujtesë dhe për besë ndaj Edi Ramës
Çështja e refugjatëve sirianë është rimarrë sot nga gazeta greke “Kathimerini” përmes një shkrimi të Evangelos Venetis. Po sjellim një pjesë nga ajo që ka përkthyer gazeta “Mapo”: “Shqiptarët e mbajnë mend, se Greqia, ndryshe nga Italia, i hapën kufijtë dhe grekët e Epirit pritën qindra e mijëra refugjatë shqiptarë me mikpritje, duke iu dhënë ushqim, ujë dhe strehë, duke iu garantuar akomodim dhe duke i ndihmuar ata për të shkuar më në jug, drejt qendrave më të mëdha urbane të Greqisë.
“Intermexo” - Mbreti Zog një ditë pas pushtimit
Për 7 prillin pushtimin e Shqipërisë nga Italia, është folur dhe është shkruar aq shumë sa na i kanë dhënë të plotë tablonë e kësaj ngjarjeje të rrëndësishme të historisë. Arkiva të ndryshme, dokumentarë, fotografi, filmime dhe dokumentacione të kohës, analiza, vlerësime, kritika, intervista, gazeta, e mjaft të tjera, kanë dhënë kontributin e tyre të paktë në aspektin historik të gjarjes.
Për Trump, Shqipëria nuk ekziston as si “shprehje gjeografike”
Ka dy ditë që shqiptarët janë nën ankthin se po u zgjodh Donald Trump president i SHBA-së, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Partnerit Strategjik, do të cenohen. T’i biem shkurt dhe të sqarojmë dy momente, më saktë tre:
Së pari, SHBA është me të vërtetë Partner Strategjik i Shqipërisë, pasi kush tjetër do duronte gomarllëqet pa kuptim që prodhon politika e këtij vendi? Me siguri, një dikush i fuqishëm, si SHBA, që pikërisht pse është kaq e fuqishme, operon njësoj si Zoti dikur kur krijoi gjindjen: u engledis duke krijuar edhe Shqipërinë.
Mësimi i madh i 7 prillit
7 prilli 1939 është ndër ditët më të errëta në historinë e Shqipërisë. Mëngjesin e së Premtes së Madhe trupat e Musolinit zbarkuan në portet e Shqipërisë. Atë ditë u varros pavarësia e Shqipërisë, e fituar me gjak e sakrifica të panumërta me 28 nëntor 1912.
Trekëndëshi Shqipëri-Itali Greqi në negociata për emigrantët
Qeveria greke do të kërkojë mbështetjen e Italisë dhe të Shqipërisë, por edhe të vendeve të tjera fqinje në përballimin e problemit të refugjatëve. Sipas burimeve vendase, përjekjet do të zhvillohen në dy faza. Së pari do të synohet në një marrëveshje tripalëshe midis Athinës Tiranës dhe Romës dhe më pas, në organizimin e një takimi në nivel ministrash, me pjesëmarrjen e Greqisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Shqipëria tërheq me fërgesën, tavën e kosit dhe specat me gjizë
Ashtu si me shumë vende të Ballkanit, Shqipëria është një vend që është relativisht i pazbuluar nga udhëtarët, shkruan kësaj here portali i njohur Travel Pulse. “ Jo vetëm që është në vetvete një peisazh me shumë vende për të eksploruar, por jo shumë njerëz janë në dijeni në fakt edhe për kuzhinën e shijshme të këtij vendi. A keni dëgjuar për Fërgesën?