shkaterrimi
Vëzhgohet për herë të parë një sistem planetar i shkatërruar
Çfarë ndodh kur një sistem planetar shkatërrohet? Pra kur orbitimi i trupave qiellorë me periodë të qartë lëvizin rreth një ylli? Shkencëtarët kanë së fundmi një përgjigje konkrete, praktike. Kjo pasi misioni Kepler ka zbuluar pikiërisht një të tillë. WD 1145+017, një xhuxh i bardhë në yjësinë e Virgjëreshës, 571 vjet dritë larg nga Toka, është ylli, sistemi i të cilit tani nuk ekziston më. Drita e emetuar prej tij ndërpritejçdo 4.5 orë pasi “para” tij kalonte një trup.
Armët e së ardhmes, më kërcënuese se skenarët apokaliptikë të filmave holloivudianë. Ndryshim i peizazhit gjeofizik e deri tek armë që afektojnë ADN-në
Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan për kërcënimin ushtarak dhe strategjik të së ardhmes, që zhvillohet në varësi dhe sipas zhvillimit të armëve te reja. Dhe këto armë ja kalojnë edhe skenarëve apokaliptikë të filmave hollivudianë. “Armët e së ardhmes do të ndërtohen bazuar mbi energjinë, parimet radiologjike, gjeofizike dhe genetike. Do të ketë gjithashtu arme speciale informative që do të ndryshojnë perceptimin e njerëzve”, shkruan “Sputnik” duke iu referuar raportimeve nga Ministria ruse e Situatave Emergjente.
Foto/Ndërtimi i bazës ushtarake në Detin e Kinës Jugore, po shkatërron një nga rajonet koralore për të pasura
Ndërtimi i një baze ushtarake kineze në Detin e Kinës Jugore, dëshmojnë ndër të tjera edhe shaktërrimin e një nga rajoneve koralore më biodiverse në botë. Për disa, ky është shkatërrimi më i shpejtë i një rajoni koralor nnë historinë njerëzore. “Ne kemi dështuar në mëyrë të turpshme”, thotë për “The Guardian” prof. John McManus, një biolog i njohur që ka analizuar disa imazhe satelitore të zonës ku Kina po ndërton bazën ushtarake.
Jashtëtokësorët/Tre autorë propozojnë kërkimin e jetës përmes gjurmimit të “vdekjes”
A ka jetë diku tjetër? Apo jemi të vetëm në univers? Pyetje që duket se nuk do të marrin përgjigje për një kohë të gjatë, ndonëse shkenca është vënë në kërkim të jetës jashtëtokësore. Mjetet teknologjike kanë shumëfishuar kapacitetin njerëzor për të gjurmuar botë të tjera, por deri më tani nuk ka gjë konkrete. SETI, apo Search for Extraterrestrial Intelligence, është programi më i njohur në këtë drejtim. Por së fundmi tre autorë, Adam Stevens, Duncan Forganand Jack O’Malley James, sugjerojnë një qasje tjetër.