Vëzhgohet për herë të parë një sistem planetar i shkatërruar
Çfarë ndodh kur një sistem planetar shkatërrohet? Pra kur orbitimi i trupave qiellorë me periodë të qartë lëvizin rreth një ylli? Shkencëtarët kanë së fundmi një përgjigje konkrete, praktike. Kjo pasi misioni Kepler ka zbuluar pikiërisht një të tillë. WD 1145+017, një xhuxh i bardhë në yjësinë e Virgjëreshës, 571 vjet dritë larg nga Toka, është ylli, sistemi i të cilit tani nuk ekziston më. Drita e emetuar prej tij ndërpritejçdo 4.5 orë pasi “para” tij kalonte një trup. U konstatuar se këto trupa janë gurë të vegjël që orbitojnë ndaj këtij xhuxhi të bardhë të ndjekur nga një bisht pluhuri. Analiza të mëtejshme të dritës së yllit, provuan se elemnetët që ndodhen në sipërfaqe të tij janë kalccium, hekur dhe alumin,çka sugjeron se trupat e ngurtë aty po dezintegrohen. Vlerësohet se 8 milionë kg/sekondë lëndë janë shkrirë dhe avulluar për shkak të nxehtësisë së yllit. Një xhxuxh i bardhë krijohet kur një yll me masë relativisht të vogël, si Dielli ynë, konsumon karburantin. Pasi zgjerohet në një gjigand të kuq, ylli lëshon shtresën e jashtme për të mbetur në një bërthamë shumë të dendur. Elementë të rëndë tërhiqen drejt qendrës së yllit të vdekur si pasojë e gravitetit të fuqishëm. Por studiuesit kishin vënë re se drita që vjen nga xhuxhët e bardhë tregon se sipërfaqaja e disa prej tyre është e pasur me metale dhe elemente të tjerë. Shpjegimin e këtij problemi shkencëtarët e kërkuan te hipoteza se ylli në fjalë ushqehet nga mbetjet e planeteve dhe asteroidëve që mund të jenë shtyrë në brendësi të sistemit diellor gjatë krijimit të xhuxhit të bardhë dhe janë shkatërruar nga graviteti i tij intensiv. Duket se ky spekullim po provohet duke na dhënë edhe një provë se cili është fati përfundimtar edhe për Tokën tonë.
http://www.nature.com/news/dead-star-spotted-eating-planetary-leftovers-...
Add new comment