xhuxh i bardhe
Ilustrimi i vdekjes së Diellit
Agjencia Europiane e Hapësirës ka publikuar disa foto të marra nga teleskopi Hubble që paraqesin vdekjen e një ylli që ka afërsisht masën e Diellit tonë. Është një dëshmi se çfarë do të ndodhë me yllin e vetëm të sistemit tonë pas afërishst 5 miliardë vjetësh, koha që llogaritet si fundi i shkëlqimit dhe çlirimit të nxehtësisë prej tij. Një bërthamë që vijon të digjet për të përfunduar në xhuxh të bardhë, ky është fati i Diellit sipas shkencëtarëve. Konsumi energjetik çon në pulsim të parregullt.
Vëzhgohet për herë të parë një sistem planetar i shkatërruar
Çfarë ndodh kur një sistem planetar shkatërrohet? Pra kur orbitimi i trupave qiellorë me periodë të qartë lëvizin rreth një ylli? Shkencëtarët kanë së fundmi një përgjigje konkrete, praktike. Kjo pasi misioni Kepler ka zbuluar pikiërisht një të tillë. WD 1145+017, një xhuxh i bardhë në yjësinë e Virgjëreshës, 571 vjet dritë larg nga Toka, është ylli, sistemi i të cilit tani nuk ekziston më. Drita e emetuar prej tij ndërpritejçdo 4.5 orë pasi “para” tij kalonte një trup.